English

Topi viziton familjen e gjyqtarit Konomi

Vlorë, 11 shtator, NOA - Presidenti i Republikës do të vizitoje sot familjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, i cili u vra në Vlorë dy ditë më parë në një atentat të tipit mafioz. Zyra e Shtypit e Presidencës njofton se kreu i shtetit do të jetë në familjen e gjyqarit rreth orës 14:00. Ngjarja e rëndë që ndodhi në qytetin bregdetar ka shokuar opinionin publik. Ndërkohë që ende nuk ka një autor, për atentatin. Janë disa versione dhe pista për ngjarjen, ndërkohë që dje kreu i Policisë së Vlorës tha se shumë shpejt do të bëhet i ditur dhe emri i autorit. "Ju konfirmoj angazhimin maksimal për këtë ngjarje të rëndë. Në bashkëpunim me drejtorinë e Krimeve të Rënda po punojmë intensivisht dhe mendojmë se së shpejti do të ketë edhe një emër të autorit", - deklaroi dje kryepolici Ylli Metko, pas varrimit të gjyqtarit Ai shtoi: "Ngjarja është shumë e rëndë. Kësaj radhe krimi nuk ka kursyer as drejtësinë". tre janë pistat ku është përqendruar hetimi. Dyshimet janë hedhur në një atentat të mundshëm për shkak të detyrës dhe për këtë, grupi hetimor ka kërkuar nga Gjykata e Vlorës dosjet që Konomi ka gjykuar në 6 mujorin e fundit. Pista e dytë, është ajo e çështjes së pronësisë. Pista e fundit sipas ekspertëve të grupit hetimor mund të jetë konflikti personal, pavarësisht dëshmive pozitive nga persona të afërm të tij. a.k/NOA

KOMENTE