English

Dyshimet e hedhura për Amy Winehouse, flet babai i të ndjerës

Nju Jork, 12 Shtator NOA - “Mediat nuk kanë shkruar asgjë të vërtetë për Amy”. Në “Piers Morgan Tonight”, e cila jepet nga CNN, babai i Amy Winehouse sulmon mediat duke mbrojtur vajzën e tij. “Kishte shumë kualitete dhe ishte tepër e ndjeshme – shpjegon i prekur ai – ishte e mrekullueshme. Gjatë pesë viteve të fundit janë shkruar për të vetëm mashtrime dhe asgjë e vërtetë. Do doja të ishte këtu dhe ta përkëdhelja. Ishte plot dashuri edhe për ata persona të cilët nuk e meritonin”. Duhet theksuar se fjalia e fundit i referohet ish-bashkëshortit të saj Blake Fielder-Civil dhe diçka e tillë është tepër e dukshme. Mitch ka bërë të ditur se me rastin e 28-vjetorit të ditëlindjes së vajzës së tij, që i bie më 14 shtator, do të nisë Fondacioni Amy Winehouse “për të ndihmuar fëmijët me më pak fat”. “Ky projekt nuk do të arrijë të më shmangë mungesën që kam për tim bijë, por jam tepër i lumtur që të paktën arrijmë të bëjmë diçka për të tjerët”. Winehouse ishte e fejuar dhe e lumtur me regjisorin Reg Traviss: “Reg gjithmonë më ka thënë se Amy ishte shumë më ndryshe nga ai imazh që krijonin mediat rreth saj. Gjithçka që është publikuar kohët e fundit për lidhjen e tyre është absolutisht false”. r.b/NOA

KOMENTE