Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Enver Hoxhaj e ka nisur vizitën tre ditore në Egjipt
English

Enver Hoxhaj e ka nisur vizitën tre ditore në Egjipt

Kajro, 12 shtator 2011 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron në një vizitë tre ditore në Egjipt. Gjatë qëndrimit në Kajro, Ministri Hoxhaj fillimisht do të ketë takime të ndara me përfaqësues të shteteve anëtarë të Ligës Arabe. Në këto takime, Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës do të kërkojë përkrahjen e kësaj organizate në përshpejtimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga 12 shtetet anëtarë, që ende nuk e kanë marr një vendim të tillë. Ministri Hoxhaj po ashtu do të ketë takime me kandidatët për presidentë të Egjiptit, me përfaqësuesit më të lartë të Qeverisë së Përkohshme si dhe me liderë kryesorë të partive politike. Gjatë kësaj vizite, Hoxhaj do të mbajë disa ligjërata dhe tribuna të hapura me tema të ndryshme si dhe do të ketë takime me përfaqësues të shoqërisë civile dhe medie. Në të gjitha këto takime, Ministri Hoxhaj do të kërkojë njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Egjiptit. Kjo është vizita e parë e një përfaqësuesi të lartë shtetëror të Republikës së Kosovës në Egjipt, vizitë që do të shënojë një kthesë të re në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Egjiptit. e.t/NOA

KOMENTE