English

Klonohen macet e para transgjenike, do ndihmojnë në studimin e AIDS

E diel, 11 shtator 2011, NOA – Thuhet se kanë shtatë shpirtra. Janë mikesha të ngushta të njeriut prej nëntë mijë vjetësh dhe ndajnë me ta mbi 250 sëmundje të trashëgueshme. Por, nga tani e tutje macet do të shndërrohen në ndihmueset më të vyera në kërkimet kundër sëmundjes AIDS (SIDA) dhe të shumë sëmundjeve të tjera mbi të gjitha atyre nervore. Këtë e dëshmojnë imazhet e para të maceve transgjenike, të shndërruara në ngjyrë të gjelbër fluoreshente nga futja e një gjeni të kandilit të detit, që reflektohet nëse e sheh nën një dritë me ngjyrë blu. Në ADN-në e maceve është futur gjeni që i bën macet Macachi Rhesus rezistente ndaj virusit HIV. Zbulimi shkencor është bërë publik në revistën “Nature Methods” dhe është vënë në jetë nga klinika amerikane Mayo në Rochester. Zbulimi është rezultat i paprecedent pasi një modifikim i tillë gjenesh kryhet për të parën herë në një kafshë mishngrënëse. Kështu sipas shkencëtarëve bëhet e mundur që tek macet të zbatohen eksperimente të pamundura për t’u kryer tek minjtë dhe majmunët. Ky zbulim i çel dritën jeshile zbulimit të shumë sëmundjeve. Pritshmëria ndaj këtij zbulimi shkencor bëhet edhe më i madh duke iu referuar faktit se 90 përqind e geneve të maceve korrespondojnë me ADN-në e njeriut. “Një nga gjërat më të arritura dhe më të bukura të këtij zbulimi është se do të na sjellë përfitime si për shëndetin e njeriut ashtu edhe për shëndetin e maceve”, shpjegon përgjegjësi i këtij projekti Eric Poeschla. Virusi i mungesës së imunitetit FIV që do të injektohet tek macet do të shkaktojë sindromën e fituar të mungesës imunitare AIDS në të njëjtën mënyrë si virusi HIV tek njerëzit dhe proteinat që mbrojnë njerëzit dhe macet nga sulmet virale rezultojnë jo të efektshme kundër këtij lloj virusi. Hulumtuesit mendojnë të imitojnë kështu armët që kanë përdorur përgjatë evolucionit disa lloj majmunësh si ata Macachi Rhesus, të cilët janë imunë ndaj virusit HIV që shkakton sëmundjen AIDS. Shkencëtarët i kanë përdorur viruset si vektorë për transferimin e gjeneve që prodhojnë dy faktorë antiviralë të majmunëve Macachi Rhesus, të cilët njihen si TrimCyp dhe eGfp, dhe që ngjajnë shumë me macen. Vezët e tyre u pllenuan nga ku më pas dolën tri mace bartëse të mutacioneve gjenetike, tërësisht fluoreshente. Të qënurit fluoreshente pra transgjenike u lejon maceve të njohin gjenet e reja aktive në shumë organe, mes të cilave ato që goditen më shumë nga virusi HIV si nyjet limfatike dhe mëlçia. Fillimisht tri macet e vogla janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kur të rriten do të jenë në gjendje t’u transmetojnë pasardhësve të tyre gjenet kundër AIDS. Kjo teknikë kundër AIDS-it nuk do të zbatohet menjëherë tek njerëzit apo macet, por do të shërbejë për të kuptuar më mirë mekanizmat që zhvillojnë sistemin mbrojtës kundër kësaj sëmundjeje. mit/NOA

KOMENTE