Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Minutë pas minute me 102 minutat e 11 shtatorit 2001
English

Minutë pas minute me 102 minutat e 11 shtatorit 2001

Kronologji Në sulmet e terrorit të 11. Shtatorit 2001, vdiqën 2979 njerëz, shumica prej tyre qytetar të Nju Jorkut. 19 anëtar të rrjetit Al Kaeda rrëmbyen 4 linje ajrore në bregun lindor të SHBA-së, për të goditur Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork po edhe Pentagonin në Uashington. Ora 08.38: U. S. Administrata Federale e Aviacionit alarmon NORAD e cila kujdesohet për mbikëqyrjen ajrore, që Avioni, American Airlines Flight 11 nga Bostoni në Los Angeles, është kidnapuar. Ora 08.46: Fluturimi AA 11, një Boeing 767 me 92 pasagjer, godet kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë. Katet e sipërme flaken pas goditjes, në fasadë duket një vrimë e madhe nga goditja. Shumë njerëz janë të bllokuar, qindra punëtor të shpëtimit nxitojnë në kompleksin e ndërtesave në jug të Manhattan-it. Ora 09.03: Një avion i dytë nga "United Airlines" me 65 pasagjer, e cila kishte drejtimin nga Bostoni për në Los Angjeles, godet kullën jugore të Qendrës Botërore Tregtare në Nju Jork. Goditja monitorohet nga e gjitha bota drejtpërdrejt në media. Ora 09.30: Presidenti Amerikan George W. Bush, i cili vizitoi një shkollë në Sarasota, Florida, para shtypit tha se: vendi "SHBA" ishte nën sulm nga terroristët. Ora 09.37: Një Boeing 757 i American Airlines, që udhëtonte me 64 pasagjer nga Uashingtoni për në Los Angeles, godet Pentagonin dhe sjell një pjesë të krahut perëndimor të Departamentit të Mbrojtjes të rrëzohet. Ora 09.45: U. S. Administrata Federale e Aviacionit FAA mbyll hapësirën ajrore të Shteteve të Bashkuara, të gjithë aeroplanët duhet të lëshohen në aeroportet më të afërt. Në Uashington, Shtëpia e Bardhë evakuohet. Ora 09.59: Kulla jugore e Qendrës Botërore të Tregtisë u rrëzohet në një re pluhuri. Qindra civilistë dhe punëtorë të shpëtimit janë varrosur nën rrënojat e kullës. Ora 10.03: Një Boeing 757 nga United Airlines me 44 pasagjer në avion, i cili ishte në fluturim nga Nju Jorku për në San Francisko, rrëzohet pranë Pitsburgut, Pensilvani, në një fushë. Pasagjerët kishin mësuar nga sulmet, nëpërmjet linjës telefonike dhe kanë ngritur krye kundër rrëmbyesve. Ora 10.28: Kulla veriore e Qendrës Botërore Tregtare, rrëzohet. Në Jug të Manhattan-it shtrihet një shtresë e trashë pluhuri dhe mbeturina të kullës veriore. Ora 12.39: Presidenti Bush premton më tutje, kryesuesit e veprave do të merren në përgjegjësi. Forcat e armatosura amerikane janë futur në gatishmëri më të lartë. Pastaj Presidenti u sigurua në Bazën e Forcave Ajrore Offutt në Nebraska. Ora 13.50: Kryetari i Uashingtonit, Anthony Williams, nga Kryeqyteti i SHBA thërret gjendjen e jashtëzakonshme në Kryeqytet. Ora 15.35: Një përfaqësues i qeverisë amerikane, thotë se rrjeti terrorist i Osama bin Ladenit "Al Kaeda", dyshohet të jetë pas sulmeve. Ora 17.20: Një ndërtesë ngjitur afër kullave binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë, rrëzohet. Ndërtesa ishte dëmtuar rënd nga rrëzimi i Kullave Binjake. Ora 20.30: Presidenti Bush ndërkohë u kthye në Shtëpinë e Bardh, dhe mban një fjalim televiziv për popullatën e SHBA-së. Ai thotë se do të merren në përgjegjësi të gjithë ato që ishin kryesues të sulmit po edhe ato të cilët u japin strehim atyre./ Burimi msn.com, përktheu: Muhamet Hoxhaj

KOMENTE