English

Murinjo kërkon të marrë Luis Suarez nga Liverpuli, ofron 40 milionë euro

Madrid, 12 Shtator NOA - Real Madrid me sa duket është duke përgatitur një goditje të pabesueshme për merkaton e janarit. Gjithçka do të kryhet në rast se marrëveshja për të sjellë në Madrid Neymar do të dështonte. Sipas shtypit anglez, faktikisht Murinjo i ka kërkuar drejtuesve të klubit të tij sulmuesin e Liverpulit, Luis Suarez. Me sa duket përgjigja ka qenë pozitive dhe drejtuesit spanjollë janë të gatshëm të ofrojnë një prej 40 milionë eurosh. Për tu theksuar është dhe fakti se uruguaiani mund të marrë pjesë dhe në Ligën e Kampionëve. r.b/NOA

KOMENTE