English

Pasqyra e shtypit, 13 shtator 2011

Tiranë, 13 shtator 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e martë, 13 shtator 2011.

Gazeta “Shqip” çelet me titullin kryesor: “PS, kushte për institucionet kushtetuese. Berisha: Garanci vetëm për ligjet me 3/5. Rama: Jo për t’i hedhur hi syve të BE-së”. Tituj të tjerë të faqes së parë: “KiE: Të ndalet aborti i foshnjave femra”; “ODIHR, Stonestreet zbarkon në Tiranë”; “Pranga 15 protagonistëve të krimeve të rënda”; “Inva Mula dhe Tedi Papavrami, portretet e dy artistëve në Wikileaks nga ambasadori Withers”.

E përditshmja “Panorama” ka si titull kryesor: “Prokuroria: “Hetimi për pronat gjyqtarit, zbulohet dëshmia e së shoqes”. Argumente të tjera të faqes së parë të gazetës: “KiE: Votat e gabuara të numërohen. Islami: Raporti dënon ata që na quajtën tradhtarë”; “Opinion nga Rexhep Mejdani: Monopolet, korrupsioni dhe imoraliteti i politikës”; “Gjykata administrative, Rama: Nuk do të votojmë ligje me 3/5”; “Opinion nga Sotiraq Hroni: Kriminaliteti ku qëndron problemi”.

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor: “Rama: Nuk votojmë ligjet me tre të pestat”. Në vijim të faqes së parë: “BE: Integrimi do të bëhet, por bojkoti i PS ju dëmton”; “Kryeministri Berisha: Pas bojkotit presim dialogun”; “Deputeti Harasani: Ata që duan përjashtim të flasin hapur”; “Speciale për arsimin: Nis shkolla për 650 mijë nxënës, ‘bekohen’ nga krerët e shtetit”; “Korçë: Varfëria në familje çon 53-vjeçarin në vetëflijim”; “Vlorë: Gjendet i groposur një djalë i ri, dyshohet vrasje”; “Zhdukja, varrezat e makinave, ministria jep një muaj kohë”; “Intervista, Sesilia Plasari: Odisea korçare e Llazi Serbos”.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor: “ Emra VIP në dosjen e pronës së Konomit”. Në brendësi veçojmë titujt: “Rreh deputetin e PD-së, arrestohet presidenti i futbollit të Burrelit”; “Opinion nga Preç Zogaj: Qëndrimet e ambasadorit”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Debatet brenda PS. Harasani: Tanin e Firences e bëra unë deputet”; “Fatmira Hajdari: Iku koha e lapidarëve, Azemi në bronz te parku Rinia”; “Gjyqi për pronat e Konomit, pala tjetër është shteti”; “Dossier. Rrëfimi: Si ruhej thesari i shtetit në 75 dhoma, ja porositë e Mehmetit”; “Noel Kapllan: Serbët i kanë vrarë hebrenjtë, shqiptarët i mbrojtën”.

E përditshmja “Mapo” ka si titull qendror për ditën e sotmë: “Konflikti i Konomit: Hapet dosja e falsifikimit për 200 ha”. Argumente për ditën e sotme veçojmë: “Vasili Dhimitri: Si më torturuan për demonstratën e dhjetorit ’90”; “11 shtatori: SHBA bashkon Topin me Berishën, mungon Rama”; Gjykata Administrative futet sot për votim. PS: Provokim i Topallit”; “Bum pa heqjes së doganës, futen 100 makina në ditë”; “Reforma zgjedhore, PS mandaton dy deputetë për bisedime me PD-në”; “Mundësi shqiptar Elis Guri, kampion bote për Bullgarinë”; “Wikileaks dhe kostoja e të vërtetës”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al. mit/NOA

KOMENTE