Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shalsi: Koncesionari dhe Qeveria janë kapur në flagrancë
English

Shalsi: Koncesionari dhe Qeveria janë kapur në flagrancë

Tiranë, 13 shtator 2011, NOA/Arjola Ymeraj- Në vijim të seancës parlamentare deputeti socialist Eduard Shalsi u shpreh se minatorët kërkojnë të punojnë por jo nën kërcënimin e vazhdueshëm të humbjes së jetës. Sipas tij, kjo metodë e punës ka qenë dhjetëra vite më parë kur minatorët konsideroheshin si skllevër. “Koncesionari dhe Qeveria nuk kanë bërë asnjë investim asnjë lloj modernizmi, nuk është realizuar prodhimi i kërkuar në kontratë dhe në vend që kompania të vendoset me shpatulla pas muri, asaj i plotësohen kushte të tjera dhe Genc Ruli në heshtje të plotë i mundësoi kompanisë që të shtyhen investimet. Koncesionari dhe Qeveria janë të kapur në flagrancë për detyrime të marra përsipër dhe të parealizuara”, u shpreh Shalsi. Në vijim ai shtoi se, nuk beson se ministri Naço është pjesë e çorbës së qeverisë por deputeti socialist theksoi se ai ka përgjegjësi për këtë çështje. Ndërkaq ai tha se mungon vullneti i Qeverisë dhe kompanisë për një dialog të ndershëm, ku janë përfshirë detyrimet e papërmbushura të koncesionarit dhe pse ndryshohen afatet e investimit. Shalsi evidentoi se në mënyrë paradoksale thërriten Forcat Speciale duke demonstruar që Qeveria bëhet palë me kompaninë, çka demonstron se ajo e ka bërë zgjedhjen e saj, ka zgjedhur fitimin dhe ka braktisur minatorët. Ndër të tjera Shalsi shtoi se të mbysësh minierën do të thotë të mbysësh qytetin. a.y/NOA

KOMENTE