English

Spahiu: Suksesi i gjyqësorit, vendimmarrja e pavarur

Korçë, 13 shtator 2011, NOA – Zëvendëskryetari i KLD, Kreshnik Spahiu deklaroi sot se zgjidhja e mosmarrëveshjeve me ndëmjetësim është një kërkesë e ditëve të sotme. Gjatë ceremonisë së inaugurimit të një zyre të re në gjykatën e Korçës, Spahiu sqaroi se projekti për ngritjen e njëzyre ndërmjetësimi, do ndihmojë në rritjen e shkallës së ndërgjegjësimit për ndërmjetësim në sektorin e drejtësisë, komunitetin e biznesit, qeverisjen qendrore dhe vendore dhe shoqërinë civile. “Suksesi i sistemit gjyqësor nuk qëndron tek statistikat sasiore të çështjeve që janë gjykuar, dhe as domosdoshmërisht tek masat e larta të dënimit të lëna në fuqi nga gjykatat më të larta, suksesi i dhënies së drejtësisë nga sistemi gjyqësor, qëndron padiskutim tek vendimmarrja e pavarur e tij nga të tretët dhe pushtetet e tjera. Për sa kohë vendimet lihen në fuqi apo preken nga gjykatat më të larta, - në vlerësim vetëm të kuadrit ligjor, - drejtësia është e garantuar”, tha numri dy i KLD-së. a.q/NOA

KOMENTE