Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tahiri: Në Bulqizë po zhvillohet Gërdeci i dytë, minatorët pa zgjidhje
English

Tahiri: Në Bulqizë po zhvillohet Gërdeci i dytë, minatorët pa zgjidhje

Tiranë, 13 shtator 2011, NOA- Në interpelancën e mbajtur ndaj ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës Nasip Naço, deputeti socialist Saimir Tahiri u shpreh se pasuritë minerare në Bulqizë shfrytëzohen nga disa kompani të licencuara. Ai u shpreh se në minierën e Bulqizës po zhvillohet një Gërdec i dytë, por pa zhurmë, ku protagonistë të saj këtë herë janë minatorët. Duke iu drejtuar kreut të METE, Tahiri u shpreh se pavarësisht asaj çka është deklaruar nuk është pezulluar zona D e minierës. Ai kërkoi me ngulm një përgjigje për kërkesat e minatorëve duke theksuar se ata po shfrytëzohen në kushtet e një mjerimi dhe se jan♪7 pa zgjidhje. Sipas tij në këtë minierë nuk është bërë asnjë investim përveç shfrytëzimit të pashembullt të krahut të minatorëve si të atyre të nëntokës dhe të atyre që mbledhin gurë në sipërfaqe, duke shtuar se pagesa e tyre është e papërfillshme. a.y/NOA

Në foto: Saimir Tahiri

KOMENTE