Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi- Stonestreet: Të nisë së më parë puna për Reformën Zgjedhore
English

Topi- Stonestreet: Të nisë së më parë puna për Reformën Zgjedhore

Tiranë, 13 shtator 2011, NOA- Takimi i zhvilluar mes Presidentit Bamir Topi dhe ekipit të ekspertëve të misionit të OSBE-ODIHR-it, i kryesuar nga kreu i misionit të vëzhguesve, Xhonatan Stonestreet, është zbardhur pak më parë. Burime zyrtare nga Presidenca bëjnë me dije se gjatë takimit të zhvilluar në zyrën e Presidentit, ai nënvizoi rolin konstruktiv të misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR-it në vendin tonë në monitorimin, raportimin dhe vlerësimin objektiv të zgjedhjeve për pushtetin vendor që u mbajtën në 8 maj të këtij viti. Në vijim Kreu i Shtetit theksoi se klasa politike shqiptare dhe institucionet e larta të shtetit kanë lexuar me vëmendje rekomandimet e bëra nga OSBE-ODIHR-i dhe janë bashkuar në përfundimin se kryerja e reformës zgjedhore është një domosdoshmëri dhe një proces për realizimin me sukses të së cilit duhet patjetër rifillimi sa më parë i punës. “Ky fakt thekson edhe një herë nevojën imediate që palët e përfshira në këtë proces, partitë politike e të gjithë aktorët institucionalë, të gjejnë rrugët e komunikimit në mënyrë që të mundësohet një bashkëpunim konstruktiv dhe i përgjegjshëm për të rifituar kohën e humbur dhe për të finalizuar këtë reformë, e cila do i garantojë qytetarëve dhe votuesve shqiptarë zgjedhje të lira, të ndershme dhe sipas standardet demokratike”, u shpreh Presidenti Topi. Në fjalën e tij, Stonestreet vuri në dukje nevojën e nisjes sa më parë nga puna të Reformës Zgjedhore ku siç tha ai OSBE-ODIHR-it do të ofrojë jo vetëm rekomandimet dhe vërejtjet e veta, por edhe ndihmesën e përvojën e vet të efektshme. Sakaq ai theksoi se ky proces reformimi ligjor duhet të jetë sa më gjithëpërfshirës, në mënyrë që gabimet dhe të metat e vëna re gjatë zgjedhjeve të shkuara, të mos përsëriten më duke rritur nivelin e demokracisë shqiptare dhe institucionit të zgjedhjeve. Më tej të dy biseduesit Stonestreet dhe Topi ndanë të njëjtin mendim se në procesin e Reformës Zgjedhore duhen përfshirë dhe marrë parasysh edhe mendimet e sa më shumë partive dhe aktorëve politikë, përfaqësuesve të administratës zgjedhore, shoqërisë civile, etj., në mënyrë që të rikthehet e të rritet besimi i qytetarëve shqiptarë në institucionin e votës. a.y/NOA

Në foto: Gjate takimit Topi- Stonestreet

KOMENTE