English

Itali, grabitja e 4 shqiptarëve përfundon me thyerje këmbe dhe prangosje

Cesena, 14 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Katër emigrantë shqiptar me banim në Itali, duke përfituar nga errësira e natës kanë tentuar të hyjnë në një vilë, por plani për grabitje u ka dalë huq. Kjo pasi në dritaren e një vilë në rrugën Pini, në zonën e Montes, i zoti i shtëpisë po rrinte qetësisht teksa pa nga dritarja një person i cili po hynte në banesë. Pas kësaj ai bërtiti dhe hajduti u hodh nga kati i parë duke thyer kyçin e këmbës dhe duke krisur një vertebër të saj. Kështu i zoti i vilës, i cili prej disa kohësh kishte dalë nga puna pengoi vjedhjen e shtëpisë së tij në Cesena dhe pas kësaj njoftoi policinë, e cila bëri të mundur kapjen e një bande të përbërë nga katër shqiptarë, të gjithë të padënuar më parë gjë që sipas policisë çoi në dështimin e vjedhjes pasi personat në fjalë nuk ishin problematikë. Karabinierët pasi mbërritën në vendngjarje vunë re një makinë Ford Fiesta e cila po largohej me shpejtësi nga banesa me drita të fikura. Pas kësaj policia u vu në kërkim të makinës duke e arritur dhe bërë bllokimin e saj në një rrugë aty afër, ku pasagjerë ishin katër shqiptarë. Lidhur me këtë ngjarje përfundoi në prangat e policisë Bledar Saliu 32 vjeç me punë zejtar në zonën e Forlit me dokumenta dhe punëtor i rregullt në zonë, i vetmi emigrant legal nga katër të arrestuarit. Krahas tij në prangat e policisë përfunduan edhe Ermir Lilaj 33 vjeç, Erion Hysa 18 vjeç dhe Ilir Lika 25 vjeç. Sakaq në makinë u gjetën mjete të ndryshme që do ndihmonin për grabitjen e tyre si trapano dhe kaçavidë. Pas arratisjes së të rinjve të cilët mundën të largoheshin vetëm 500 metra nga vendngjarja, ata u prangosën për tu dërguar në burgun e Forlit. a.y/NOA

KOMENTE