Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Operacioni “Shtatori”, bllokohen 7 makina
English

Operacioni “Shtatori”, bllokohen 7 makina

E mërkurë, 14 shtator 2011, NOA- Operacioni i policisë kosovare i koduar “Shtatori” ka bërë të mundur bllokimin e shtatë makinave të vjedhura dhe me dokumentacion të falsifikuar. Një nismë e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar në vijim të luftës kundër kriminalitetit të organizuar dhe krimeve të tjera, në bashkëpunim me njësitë rajonale të autokrimeve dhe njësitë tjera përkatëse, u vu në zbatim plani operativ “Shtatori”. Nga ky operacion i cili u shtri në tre qytetet në Prishtinë, Pejë e Prizren u kontrolluan 101 automjete të ndryshme, ku prej tyre u konfiskuan shtatë. Pas kësaj katër prej tyre u dërguan në dogana të Kosovës për procedura të mëtejme, ndërsa tre të tjera janë të dyshuara si të falsifikuara dhe hetimet rajonale përkatëse, do të merren me procedim gjyqësor. Sakaq gjatë këtij operacioni është konfiskuar edhe një armë automatike e tipit AK 47 dhe 13 fishekë. a.y/NOA

KOMENTE