Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Të gatshëm për reformimin e ligjit për zgjedhjet e ardhshme
English

Rama: Të gatshëm për reformimin e ligjit për zgjedhjet e ardhshme

Tiranë, 14 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Ndonëse i ndodhur në ceremoninë e 20 vjetorit të fondacionit gjerman “Friedrich Ebert”, kryesocialisti Edi Rama nuk ka ngurruar të thumbojë kreun e Qeverisë Sali Berisha të pranishëm në këtë aktivitet si dhe të mbajë fjalimin e radhës ku paraqiti shqetësimet e tij për situatën në vend. Edhe pse në fillim të fjalimit ai falënderoi fondacionin për kontributin dhe ndihmën e dhënë ndaj Partisë Socialiste, Rama theksoi se vendi ynë po përballet me rrezikun e dështimit për marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian. Duke u kërkuar ndihmë partnerëve ndërkombëtar ai u shpreh se, “Është e nevojshme të bisedohet me miqtë për rrugën drejt integrimit, për të evituar rrugën e dështimit, pasi vendi është në një situatë të vështirë. Duhet biseduar me miqtë për humbjen e përsëritur të shansit për mbajtjen e zgjedhjeve të lira, ashtu siç ndodhi më 8 maj. E them këtë pasi garantoj se në pikëpamjen dhe përmbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme, ne jemi të angazhuar për tu bërë pjesë e procesit demokratik, për të reformuar ligjin dhe administratën e domosdoshme sigurisht me ndihmën e domosdoshme të miqve dhe partnerëve ndërkombëtarë”. Në vijim ai shprehu bindjen se fondacioni gjerman nuk do ngurrojë të japë ndihmën e vet në shenjë përkushtimi dhe dashurie ndaj vendit tonë. Ndërsa prej kohësh në mungesë të një përballje me kreun e Qeverisë duke iu drejtuar Kryeministrit Berisha, Rama tha, “Uroj që si rrjedhojë e krizës ekonomike Qeveria Gjermane të mos ndikohet në kursimin e fondeve ndaj këtij fondacioni, pasi druaj se mos fjala e Berishës shkon në Berlin, se jemi ekonomia e dytë në botë dhe atëherë do ishte vërtetë punë dreqi”. a.y/NOA

Në foto: Kryesocialisti Edi Rama

KOMENTE