Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vdekja e 24 vjeçarit në Durrës, shoqërohen 30 persona
English

Vdekja e 24 vjeçarit në Durrës, shoqërohen 30 persona

Durrës, 14 shtator 2011, NOA- Vdekja e 24 vjeçarit nga Durrësi Juxhin Guza ka bërë që policia e këtij qyteti të nisë një operacion për gjetjen e autorëve ku si rrjedhojë e tij janë shoqëruar 30 persona, 12 prej të cilëve në cilësinë e dëshmitarit. Juxhin Gjuza ka mbërritur pasditen e djeshme në spitalin e Durrësit, i plagosur me thikë dhe në orët e para të mbrëmjes ka gjetur vdekjen si rrjedhojë e plagëve të marra. Lidhur me këtë ngjarje nga ana e Prokurorisë së qytetit bregdetar janë ngritur dy grupe pune të cilat po punojnë intensivisht për zbardhjen e rrethanave të rastit në fjalë. Ndërkaq nga hetimet e deritanishme rezulton se ngjarja ka ndodhur ne lagjen Nr. 5 Durrës, pranë banesës së viktimës, në kohën kur ky i fundit sapo kishte parkuar automjetin e tij. Gjithashtu rezulton se persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me thikë të dëmtuarin dhe më pas janë larguar. Sakaq me qëllim hetimin dhe zbardhjen e kësaj ngjarje po bashkëpunohet ngushtë edhe me Laboratorin Kriminalistik Tiranë, i cili po kryen ekzaminimin e provave materiale të sekuestruara në vendin e ngjarjes. a.y/NOA

KOMENTE