Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Çaushesku me sëmundje misterioze, kurohej fshehurazi me drogë në Kinë
English

Çaushesku me sëmundje misterioze, kurohej fshehurazi me drogë në Kinë

Bukuresht, 15 shtator, NOA - Ish-diktatori komunist rumun, Nikolae Çaushesku, vuante nga një sëmundje e fshehtë, për kurimin e së cilës i besonte vetëm mjekësisë kineze. Sipas një artikulli të veçantë të botuar në të përditshmen rumune “Evenimentul Zilei”, ish-diktatori vuante nga sëmundje misterioze, e cila i shkaktonte atij zbehje në fytyrë.

Pantelie Tuţuleasa, ish-punonjës i familjes Çaushesku, tregon se ai shpesh shkonte në Kinë, ku mjekët personalë të Mao Ce Dunit, u përpoqën ta trajtonin atë me një drogë të veçantë.

Në fakt, teoritë që diskutojnë kushtet e jashtëzakonshme të diktatorëve të shkaktuara nga disa sëmundje të veçanta, janë gjithmonë të pafund. E në rastin Çaushesku, ajo që duket është fakti se përveçse një kompleks inferioriteti të rëndë, atij ia kanë fshehur vuajtjen të cilën mjekët u përpoqën për t’ia kuruar me ilaçet kineze.

"Në përgjithësi, të gjithë punonjësit ishin të ndaluar të flisnin për punën e tyre rreth Çausheskut. Ishte një gjë sekrete. Unë besoj se karakteri i Çausheskut, nuk lejonte që ndonjë i familjes së tij të mund të tregonte të fshehtat e shërbimit të tyre", tregon Pantelie Tuţuleasa.

Megjithatë, ai kujton... "Çaushesku vuante nga diabeti dhe një sëmundje që ende nuk e di saktësisht se çfarë lloj sëmundje ishte. Për shkak të kësaj sëmundje, ai kishte periudha të pavetëdijes. Ai shkoi shpesh në Kinë, për shkak se mjekët kinezë zbuluan një kurë të vetme droge kundër kësaj gjendje të tij. Kjo kurë e testuar për Çausheskun, ishte e përbërë nga krimbat e mëndafshit, dhe e imobilizonte në shtrat për rreth pesë orë.

Që nga viti '70, kur Mao vendosi në Kinë një dorë të hekurt, ai vuajti nga kjo sëmundje. Pikërisht, mungesa e konsistencës për të cilën ai u akuzua shpesh, është shkaktuar vetëm nga kjo sëmundje, e cila nuk u publikua kurrë”, tha Tuţuleasa.

E duket se Elena Çaushesku ka bërë gjithçka të mundur për ta mbrojtur burrin e saj nga sëmundja e fshehtë.

Dhe ai, përveçse ishte duke vuajtur, ishte gjithashtu i frikësuar. Aq sa kontrollonte në mënyrë të frikshme kohët e fundit çdo gjë që hante dhe pinte.

Ndërkaq, ish-diktatori komunist rumun, kishte disa mjekë, por Abraham Schehter, i njohur si "doktor i Çausheskut", hyri në "legjendë" nga fakti se ai kishte kryer vetëvrasje. Kështu, në vitin 1973, Abraham Schehter ra nga kati i 7-të i spitalit të Bukureshtit. Menjëherë filluan të qarkullojnë zëra se sëmundja misterioze që ai i kishte zbuluar Çausheskut, i kishte shkaktuar edhe “vrasjen”, e cila u komentua më pas si “vrasje". Gjithashtu, qarkulluan edhe dy hipoteza: 1. se ishte mentalisht i sëmurë, 2. Se ishte agjent.

n.e/NOA

KOMENTE