Lajme > Lajme Ditore > Korrik - Shtator 2011
 

Lajmet e datës 15 Shtator 2011

  • Fund i frikshëm për një burrë të moshuar në Shkodër, vritet në mister Shkodër, 15 Shtator 2011 NOA – Një burrë në moshë të thyer u gjet i vrarë mbrëmjen e sotme në afërsi të banesës së tij, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.
  • Zbulimi i rrallë- Strukturat transparente shihen nga ajri, por jo nga toka E enjte, 15 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Ato shtrihen nga Siria në Arabinë Saudite, mund të shihen nga ajri por jo nga toka dhe janë pothuajse të panjohura për publikun.
  • Berisha: Investimet bënë që të arrihet në kryeqytet me 60 % kohë më pak Lushnje, 15 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Kryeministri i vendit Sali Berisha inauguroi pasditen e sotme rrugën Pushimi i Shoferit- Divjakë, me gjatësi 24 kilometër dhe me vlerë 1.
  • Australi, as meshkuj as femra, transvestitët do të shënohen me X në pasaportë E enjte, 15 shtator 2011, NOA- Fitore e komunitetit të transeksualëve australian të cilët nga sot mund të zgjedhin të vendosin shenjën X në pasaportën e tyre, në vendin ku identifikohet seksi.
  • Ndeshja Milan- Barcelona, shqiptari masakrohet me thikë në Itali E enjte, 15 shtator 2011, NOA- Një zënkë banale menjëherë pasi futbollisti Thiago Silva kishte bërë një gol në ndeshjen e Champions League mes Milan dhe Barcelonës, bëri që një 38 vjeçar shqiptar të përfundojë në spital duke luftuar mes jetës dhe vdekjes.
  • S’mjafton aksidenti në punë, arrestohet. Historia e shqiptarit pa dokumente Pas aksidentit të të martës që për pak nuk i mori jetën, një punëtori shqiptar në Rimini i është dashur të përballet edhe me drejtësinë italiane, sepse nuk ka leje qëndrimi.
  • Furnela me gaz i merr jetën babait të 4 fëmijëve Romë 15 shtator 2011 - Ka humbur jetën në Marina di Carrara një emigrant shqiptar, i cili është djegur në banesën e tij. Ndue Nikolli, 49 vjeç, murator e baba i katër fëmijëve, është përfshirë nga zjarri pasi ka ndezur një furnelë me gaz, e cila me sa duket ka pasur një defekt, raporton faqja “Shqiptari
  • Libi, rebelët hyjnë në Sirte E enjte, 15 shtator 2011, NOA- Forcat e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit kanë hyrë në Sirte nga jugu dhe perëndimi. Ky lajm u raportua i pari nga korrespodenti i Al Jazira por u konfirmua vetëm pak më parë edhe nga kanali Al Arabiya, sipas të cilit rebelët kanë hyrë në lagjen al-Zaafaran dhe në
  • Malaj: PS duhet të ndalojë bojkotin me statut Fier, 15 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Deputeti socialist Arben Malaj zhvilloi një takim me të rinjtë e qytetit të Fierit, në kuadër të bashkëbisedimit kombëtar për modernizimin e partive politike si domosdoshmëri për progresin e vendit.
  • Aksident në Durrës, 1 i vdekur e 4 të plagosur Durrës, 15 shtator 2011, NOA- Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Hamallaj të Durrësit ku si rrjedhojë e tij një person ka humbur jetën dhe 4 të tjerë janë dërguar me urgjencë në drejtim të spitalit të qytetit.
  • Jahjaga: Të zbatohet rendi në Kosovë, serbët të respektojnë marrëveshjet Prishtinë, 15 shtator 2011, NOA- Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga zhvilloi një takim me Kryeministrin e vendit Hashim Thaçi në kuadër të kthimit të saj nga vizita në Hungari.
  • Berisha: Pas thyerjes së bojkotit nga opozita, fokusi BE Tiranë, 15 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Kryeministri i vendit Sali Berisha priti sot në një takim anëtarin e Bundestagut gjerman Gernot Erler.
  • Thaçi: Po, jam takuar me Tadiç Prishtinë, 15 shtator 2011, NOA- Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar lidhur me publikimet e Wikileaks, ku flitej për takimet e tij me Presidentin e Serbisë Boris Tadiç.
  • E zë korrenti, 3 vjeçarja betejë mes jetës dhe vdekjes Fier, 15 shtator 2011, NOA- Një vajzë e vogël vetëm 3 vjeç është duke luftuar mes jetës dhe vdekjes. Vogëlushja e identifikuar si Xh.Dervishi ka qenë vetëm në shtëpi në kohën që ka qenë duke lozur dhe prej naivitetit dhe shkujdesjes, të miturën e ka zënë korrenti duke e çuar menjëherë në gjendje kome
  • Minatorët: Nga e hëna përshkallëzojmë protestat E enjte, 15 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Mbledhja e Këshillit Sindikal dhe Komisionit të Grevës lidhur me ecurinë e mëtejshme të minatorëve të Bulqizës ka vendosur që protesta të vijojë më tej ditën e hënë, madje të përshkallëzohet.
  • Fillon viti i ri shkollor për 163 të mitur që kanë kryer vepra penale E enjte, 15 shtator 2011, NOA- Ndonëse kanë kryer krime atyre nuk u është privuar e drejta për tu arsimuar, kështu 163 nxënës kanë nisur ciklin shkollor në 5 shkolla të hapura në gjithë vendin.
  • Burgaj bën bilancin e punës në Durrës e Shkodër: Shkatërroni krimin Tiranë, 15 shtator 2011, NOA - Gjatë ditës së sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, në vijim të takimeve të programuara zhvilloi takime pune me drejtues të strukturave të Policisë së Qarqeve Durrës dhe Shkodër.
  • Tjetër padi për Sajmir Tahirin, tani është rradha e Genc Rulit Tiranë, 15 shtator 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Në prokurorinë e Tiranës mbërriti sot një tjetër padi për deputetin socialist, Sajmir Tahiri, e dyta brenda pak ditësh.
  • Identifikohet i riu i vrarë dhe groposur në Vlorë, ishte emigrant në Gjermani Vlorë, 15 Shtator 2011 NOA – Është identifikuar ditën e sotme, personi që u gjet i vrarë dhe i groposur në afërsi të qytetit të Vlorës. Burime nga morgu i qendrës spitalore të Vlorës i thanë agjencisë NOA se viktima është Maringlen Tushaj, rreth 25 vjeç, lindur në Llakatund të Vlorës dhe banues në
  • 30 ditë burg për avokatin që kërcënoi gjyqtarin Durrës, 15 shtator 2011, NOA - Gjykata e Durrësit ka lënë në burg, avokatin që kërcënoi një gjyqtarin me iniciale F. H 57 vjeç në qytetin bregdetar.
  • KQZ zbardh votat e marra nga partitë më 8 Maj 2011 Tiranë, 15 shtator 2011, NOA - Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka certifikuar sot, pas me shume se 4 muajsh rezultatin perfundimtar te zgjedhjeve vendore të 8 Majit.
  • Basha: Me BB projekt për të rinjtë dhe punësimin Tiranë, 15 shtator 2011, NOA - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha priti sot në një takim përfaqësuesen e Bankës Botërore për Shqipërinë, Ksenja Lvovski dhe grupin e ekspertëve, ku u ra dakort për bashkëpunim në disa prej prioriteteve më të rëndësishme dhe problematikave më të mprehta që
  • Policia Bashkiake: Ja masat për zhurmat në Tiranë Tiranë, 15 shtator 2011, NOA/ Albana Qehajaj - Policia Bashkiake e Tiranës ka rritur kontrollet për zhurmat në qytet, duke kërkuar respektimin e rregullave dhe afateve për lokalet që punojnë me volume të larta të muzikës në orët e vona të natës, gjë që ka sjellë shqetësimin e banorëve të kryeqytetit
  • Plagosi të riun, pranga 40 vjeçarit Fier, 15 shtator 2011, NOA – Policia e Fierit ka identifikuar njeriun, i cili ka plagosur me mjete të mprehta një 18 vjeç. Rreth orës 13.30, të mesditës së sotme, është shoqëruar pranë Spitalit Rajonal të qytetit të Fierit, i plagosur me mjete të mprehta, shtetasi Dritan B.
  • Mblidhen 100 kryetarë komunash, Poni: Bashkëpunim pa ngjyra politike Tiranë, 15 shtator 2011, NOA – 100 kryetarët e rinj të komunave në vend, të zgjedhur më 8 Maj, u mblodhën sot në Tiranë. “Zgjedhjet treguan se besimi I komunitetit çoi në rizgjedhjen e shumë kryetarëve, ndërkohë që komuniteti çoi në moszgjidhjen e të tjerëve për shkak se nuk justifikuan besimin e
  • Malaj, takim në Fier për modernizimin e PS Fier, 15 shtator, NOA – Anëtari i Kryesisë dhe deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj do të zhvillojë ditën e sotme në Fier një takim në kuadër të turit për “Modernizimin e partive politike”.
  • Kosovë, Rasmunsen: Paqja në veri, e pacënueshme Prishtinë, 15 shtator 2011, NOA - Sekretari Përgjithshëm i NATO-s, Anders Rasmussen ka thënë në Prishtinë se Aleanca Veri Atlantike nuk i përkrah vendimet e njëanshme të institucioneve të Kosovës, por i ka dhënë mbështetje Qeverisë për të mos kthyer në situatën që ka qenë më herët.
  • Sarkozi e Kamerun: Ndihmë për të kapur Gadafin Tripoli, 15 shtator 2011, NOA - Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozy, dhe kryeministri britanik, Dejvid Cameron, kanë shprehur gadishmërinë e tyre për të ndihmuar Libinë në çështjen e vendosjes së rendit demokratit.
  • Parashikimi i motit për 16 shtator 2011 Tiranë, 15 shtator, NOA - Sipas MeteoAlb edhe nesër (16 shtator) vendi ynë do të mbetet në kushte të qëndrueshme atmosferike. Kthjellimet do të jenë dominuese kryesisht në ultësirën perëndimore dhe zonën bregdetare.
  • Bie eskavatori, vdes në punë 22 vjeçari Librazhd, 15 shtator 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Një i ri ka gjetur vdekjen aksidentale gjatë orarit të punës. Sipas burimeve zyrtare të policisë në vendin e quajtur Prrenjas-fshat, dy shtetas, Gentian Bregu, vjeç 22 dhe Ermir Karriqi, vjeç 23, kanë qene duke punuar me një mjet eskavator.
  • Fundamentalizmi i demaskuar Nga Shkëlzen Maliqi Kërkesat që i shtrojnë disa parti dhe grupe islamiste, për bartjen e shamisë dhe futjen e lëndës së fesë në shkollat publike, prezantohen si të drejta demokratike dhe, për më shumë, vullnet i shumicës.
  • Maxhoranca duhet të lëvizë Nga Ndriçik Kulla Sezoni i ri politik sapo ka filluar, e besoj me një kurs të ri e të shumëpritur nga ana e opozitës. Shpresojmë, gjithashtu, që kjo gjë të konkretizohet edhe për ato reforma e ligje aq të nevojshme për integrimin tonë europian apo për mbarëvajtjen e demokracisë dhe paktit të besimit
  • Kursi i ri në duart e Berishës Nga Armand Shkullaku Tani që Edi Rama ka shpallur kursin e ri politik dhe njëkohësisht është kthyer në një kolumnist të rregullt në disa të përditshme të Tiranës, bëhet disi e vështirë për të dalluar se ku ndahen idetë e qëndrimet e tij si lider i opozitës nga ato të një opinionisti apo komentatori
  • KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve të 8 Majit Tiranë, 15 shtator 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Pasi kanë kaluar 4 muaj që nga dita kur shqiptarët votuan për të zgjedhurit e rinj vendorë,Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin perfundimtar të zgjedhjeve të 8 Majit.
  • “Drejtësi dhe Paqe Evropës”, takohen në Tiranë 30 përfaqësues nga bota Tiranë, 15 shtator, NOA - Përfaqësuesit e 30 komisioneve kombëtare, duke përfshirë Maltën, që bëjnë pjesë në Konferencën Europiane të Drejtësisë dhe Komisioneve të Paqes (Drejtësi dhe Paqe Evropës) do të takohen në Shqipëri ndërmjet datave 16 dhe 20 shtator 2011 për Kuvendin e përgjithshëm vjetor
  • Vrasja e gjyqtarit, Nishani: Po hetohet nga prokurorët më të mirë Tiranë, 15 shtator 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Ministri i brendshëm Bujar Nishani e ka cilësuar akt të një krimi të organizuar vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, një javë më parë në Vlorë.
  • Çaushesku me sëmundje misterioze, kurohej fshehurazi me drogë në Kinë Bukuresht, 15 shtator, NOA - Ish-diktatori komunist rumun, Nikolae Çaushesku, vuante nga një sëmundje e fshehtë, për kurimin e së cilës i besonte vetëm mjekësisë kineze.
  • Vdes në spital 42 vjeçarja, u aksidentua buzë rrugës Korçë, 15 shtator 2011, NOA – Një 42 vjeçare ka humbur jetën pasi është goditur nga një makinë. Policia e Korçës bën me dije se, sot rreth orës12:15 në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në vendin e quajtur fshati Belorta, mjeti me targa KO 4636 B me drejtues shtetasin Jurgen Qari 29 vjeç banues në Korçë
  • Kapen 3 shtetas të shpallur në kërkim Tiranë, 15 shtator 2011, NOA – Mbrëmja e së enjtes ka qenë shumë e suksesshme për policinë e kryeqytetit. Krahas arrestimit të anëtarëve të një bande hajdutësh, aktorë të 20 vjedhjeve, uniformat blu i akne vënë prangat edhe disa persona të shpallur në kërkim prej kohësh.
  • Zbardhen 20 vjedhje në Tiranë. Goditet grupi kriminal, anëtare një femër Tiranë, 15 shtator 2011, NOA – Policia e Tiranës flet për operacionin e mbrëmshëm pranë pazarit të ri në Tiranë ku u godit grupi kriminal i vjedhjeve me armë të lojrave të fatit dhe kazinove në Tiranë e qytete të tjera të Shqipërisë.
  • Franko Fratini: Pranvera arabe, të mos kthehet në Dimër të ashpër Romë, 15 shtator, NOA - “Pranvera arabe duhet të ruajë mesazhin e saj origjinal dhe ky është: ‘Ne jemi duke luftuar për të drejtat tona, për liri’.
  • Regjistrimi i popullsisë, Berisha: Aleanca Kuq e Zi lëvizje ‘faqezi’ Tiranë, 15 shtator 2011, NOA – Kur mbeten vetëm dy javë nga nisja e regjistrimit të popullsisë sipas përkatësisë etnike dhe fetare, i njohur nga qeveria me emrin Censusi i popullsisë dhe banesave, kryeministri Sali Berisha ka lëshuar një tjetër deklaratë ndaj kundërshtarëve të këtij procesi duke i
  • Vrasja e Konomit e paprecedentë, Spahiu: Jeta e 10 gjyqtarëve të tjerë në rrezik Tiranë, 15 shtator 2011, NOA – Një javë nga vrasja mafioze në qendër të Vlorës e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu i bëri thirrje autoriteteve të zbardhin sa më parë këtë akt të rëndë dhe të vënë para përgjegjësisë autorët.
  • Pedofilia rikthehet me skandalin e ri, xhaxhai dhunon dy mbesat e mitura Korçë, 15 shtator 2011, NOA/Irma Toptani Update – Dy vajza të mitura, gjashtë dhe katër vjeçe janë dy protagonistet e radhës, të cilat kanë rënë pre e dhunës seksuale ndaj të miturve në qytetin e Korçës.
  • Korçë, rikhehet dhuna seksuale ndaj të miturve, xhaxhai dhunon dy mbesat Korçë, 15 shtator 2011, NOA – Pas historisë tronditëse të dhunimit seksual të një të mituri nga fshati Devoll i Korçës nga dy adoleshentë, një ngjarje që shokoi shoqërinë shqiptare pak muaj më parë, Korça rikthehet në vëmendje me një tjetër denoncim për akte pedofilie.
  • Qëllon në ajër me çifte për hakmarrje, plagos një person Fier, 15 shtator 201, NOA – Një 55-vjeçar nga fshati Topojë i Fierit është arrestuar pasi kanosi me armë gjahu për hakmarrje një 49-vjeçar. Personi i arrestuar është Ligor Nasi Gjeçi, banues në fshatin Topojë të rrethit të Fierit.
  • Rishfaqen tensionet, serbët bllokojnë urën mbi lumin Ibër Mitrovicë, 15 shtator 2011, NOA – Në prag të vendosjes së doganierëve të Kosovës në pikat kufitare të Jarinjes dhe Bërnjakës nesër në 16 shtator, në veri të Kosovës janë rishfaqur tensionet.
  • Elisabetta Canalis zhvishet për fushatën në mbrojtje të kafshëve Los Angeles, 15 shtator 2011, NOA – “Më mirë zhveshur se me gëzof”. Ky është mesazhi i fushatës ndërgjegjësuese të organizatës botërore për mbrojtjen e kafshëve PETA, gjatë të cilës pozon lakuriq ish-velina italiane, ish-e dashura e aktorit hollivudian George Clooney, Elisabetta Canalis.
  • NATO, Rasmussen sot në Kosovë Prishtinë, 15 shtator 2011, NOA – Vetëm 24 orë para të premtes së 16 shtatorit kur pritet që në dy vendkalimet në veri të Kosovës të vendosen doganierët kosovarë, mbërrin në Kosovë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen.
  • Piratët sekuestrojnë anijen qipriote, e çojnë në një vend të panjohur Cotonou-Benin, 15 shtator 2011, NOA – Një grup personash të armatosur sekuestruan mbrëmë një anije luftarake çisternë me flamur qipriot në brigjet e Benin në Afrikën Perëndimore.
  • Pasqyra e shtypit, 15 shtator 2011 Tiranë, 15 shtator 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e enjte, 15 shtator 2011. Gazeta “Shqip” çelet me titullin kryesor: “Rama-Berisha, ironi në festën gjermane”.
  • Eto’o heq dorë nga helikopteri, për të shkuar në stërvitje Moskë, 15 Shtator NOA - Një helikopter për të shkuar në stërvitje, është ajo çka ka hequr dorë Samuel Eto’o. Ka qenë po vetë lojtari nga Kameruni, blerja më e re e Anzhi, që ka treguar prapaskenat e të së përditshmes franceze Equipe: “Padroni i skuadrës kishte si dëshirë të më ofronte dhe një helikopter
  • Francis Ford Coppola prezanton filmin e tij me Val Kilmer SHBA, 15 Shtator NOA - Një baba konfrontohet me vdekjen e të birit kur thërritet për të zgjidhur çështjen e vrasjes së një vajze. Është tema e vështirë e zgjedhur nga Francis Ford Coppola – që ka humbur një djalë – në filmin e fundit, Twixt, i cili është prezantuar në Festivalin e Filmit në Toronto
  • Dalin pamje nudo të Scarlett Johansson (FOTOT) Los Angeles, 15 Shtator 2011 NOA - Aktorja e njohur Scarlett Johansson bëhet objekt i diskutimeve të shumta pasi një faqe interneti rozë publikoi para pak orësh foto nudo të saj.
  • Alzheimer, tani në SHBA po kurohet me spray nazal SHBA, 15 Shtator NOA - Lufta kundër sëmundjes Alzheimer mund të pasurohet me një armë të re: një spray nazal i insulinës që mund të ngadalësojë përparimin e sëmundjes dhe në disa raste, madje arrin ta bllokojë atë.
  • Windows 8, gjithçka përqendrohet në ekran me prekje SHBA, 15 Shtator NOA - Windows është futur në epokën e tabletave: Microsoft ka prezantuar Windows 8, një version i sistemit operativ për ndërfaqe touchscreen (ekran me prekje ) dhe e pajisur me instrument për kompjuterë dhe aparatura të një gjenerate të re të pavarur nga mausi dhe tastiera.
  • Milan, në ankth për Ibrën dhe Boateng Milano, 15 Shtator NOA - Nuk i ka dalë as koha për të shijuar barazimin e arritur në shtëpinë e Barcelonës, pasi skuadra e Milanit duhet të përballet me të ardhmen ku janë shqetësuese kushtet e disa lojtarëve.
  • Modë e re në Dubai, makinat luksoze janë në ngjyrë rozë Dubai, 15 Shtator NOA - Ka shpërthyer një modë e re në Dubai. Disa miliona banorë janë parë në bordin e makinave të tyre luksoze me një ngjyrë tepër të pabesueshme: rozë.
  • Modeli 25-vjeçar, me pasionin për t’u bërë si Lady Gaga Kaliforni, 15 Shtator NOA - I dobët, i gjatë, bukurosh por me një pasion tepër të veçantë: Lady Gaga. Dhe kur pasioni bëhet aq i fortë fillon dëshira për tu bërë njësoj me idhullin.
  • Vendimi, ndalohet tualeti i femrave në shkolla Londër, 15 Shtator NOA – Nuk do të ketë më tualet në shkollë. Në një lice britanik, për të vënë këtë rregull, janë hequr të gjithë pasqyrat nga banjot.