Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Elisabetta Canalis zhvishet për fushatën në mbrojtje të kafshëve
English

Elisabetta Canalis zhvishet për fushatën në mbrojtje të kafshëve

Los Angeles, 15 shtator 2011, NOA – “Më mirë zhveshur se me gëzof”. Ky është mesazhi i fushatës ndërgjegjësuese të organizatës botërore për mbrojtjen e kafshëve PETA, gjatë të cilës pozon lakuriq ish-velina italiane, ish-e dashura e aktorit hollivudian George Clooney, Elisabetta Canalis. Dje në Beverly Hills ish-velina dhe protagonistja e njohur e spektakleve në Itali u prezantua në ceremoninë e inaugurimit të fushatës në praninë e nënës së saj Bruna. Canalis, e cila po jeton një moment të rëndësishëm profesional dhe të lumtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të deputojë në 19 shtator në programin televiziv “Dancing with the Stars”. “Të kërcej ka qenë gjithnjë pasioni im dhe po argëtohem shumë në prova. Mezi pres të nisë spektakli, jam impenjuar shumë pasi dua të prezantohem mirë”, tha ish-velina e programit “Striscia la notizia”. Ajo rrëfen lumturinë e saj për ato fotografi ku ajo shfaqet lakuriq, që sipas saj bartin një mesazh të fortë ekologjik. “Kur PETA më kontaktoi për këtë fushatë isha tejet e lumtur të thoja “po”. Është e nevojshme që njerëzit të ndërgjegjësohen se sa të pamëshirshëm janë me kafshët, duke i vrarë për t’u marrë lëkurën për gëzofë e peliçe mode. Organizata PETA nuk është ende shumë e njohur në Itali, por shpresoj që kontributi im të ndihmojë në reflektimin e opinionit publik mbi këtë temë”, u shpreh Elisabetta Canalis. mit/NOA

KOMENTE