Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Malaj: PS duhet të ndalojë bojkotin me statut
English

Malaj: PS duhet të ndalojë bojkotin me statut

Fier, 15 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Deputeti socialist Arben Malaj zhvilloi një takim me të rinjtë e qytetit të Fierit, në kuadër të bashkëbisedimit kombëtar për modernizimin e partive politike si domosdoshmëri për progresin e vendit. Gjatë këtij takimi Malaj ishte i shoqëruar nga personalitete të Partisë Socialiste si Rajmonda Stefa dhe Enver Reçi ku diskutoi me të rinjtë dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile pjesëmarrës. Në fjalën e tij para të rinjve fierakë Malaj u shpreh se, nocioni model i ri politik dallon nga ai i kursit te ri politik, duke shtuar se Partia Socialiste duhet të ndalojë me statut dhe në rregulloren e Grupit Parlamentar përdorimin e bojkotit të parlamentit si instrument politik i opozitës. Siç tha ai ky standard të jetë i detyrueshëm edhe për partitë e tjera politike dhe se ajo që nuk është e ndaluar lejohet, kjo është një aksiomë jo vetëm politike. Sipas tij tre janë arsyet kryesore të ndalimit të bojkotit të Parlamentit duke listuar: “Së pari, ne u kërkojmë votën shqiptareve që të jemi deputetët e tyre në parlamentin e vendit tonë. Së dyti, betohemi për të filluar mandatin e deputetit sipas një formule betimi të përfshirë në Kushtetutën e vendit, ku betimi ynë është në raport me vendin tonë, jo me partitë politike. Së treti, ne përbetohemi publikisht se e duam Shqipërinë si gjithë Europa, e vërteta është që të gjitha partitë e majta dhe të djathta në Europën e Bashkuar nuk e përdorin bojkotin si instrument të luftës politike”. Sipas tij, demokracia e drejtpërdrejtë është reduktuar në ekstrem, ndërsa është rritur përqendrimi i pushtetit politik dhe ekonomik në pak duar. Ndër të tjera ai tha se në disa vende europiane po diskutohet të hiqet dorë nga listat e mbyllura, nga sistemi politike i besnikëve të kryetarëve, pasi votuesit duan më shumë liri të përzgjedhin përfaqësuesit e tyre. Sakaq Malaj theksoi se në Shqipëri, po krijohet kasta e njerëzve që bëjnë gjithçka për të qëndruar sa më gjatë në karriket e tyre partiake dhe qeverisëse dhe kjo i zë frymën demokracisë, kjo rrit korrupsionin dhe kapjen e shtetit. Ai e cilësoi si të domosdoshme hapjen e partive politike, qarkullimin e elitave, rritjen e mundësisë për sa më shumë konkurim dhe sa më shumë përkushtim si pjesë e një vetëdije të re politike. “Vendi është përballë një krize të tejzgjatur, vendi po humbet shpejtësinë dhe cilësinë e procesit të intregrimit europian, grupe biznesi synojnë të kontrollojnë ekonominë, të kontrollojnë të zgjedhurit politikë, kërkojnë të shtrijnë kthetrat në qeverisjen vendore dhe atë qendrore. Vendi është në një moment kritik, jo thjesht për një kurs të ri politik por për një zgjim kombëtar, për të ndalur përkeqësimin e lirive të tij politike dhe ekonomike, për të ndalur krizën e tejzgjatur politike, për të krijuar një model të ri politik”, u shpreh deputeti socialist. Ndërkaq ai e cilësoi vitin 2013 si vitin e fundit të qeverisjes Berisha për çdo socialist dhe progresist. Sipas tij, modelin e ri politik duhet ta krijojë PS, duke theksuar se socialsitët duhet të rrisin dhe konsolidojnë avantazhet që të mund të ndalet sa më parë keqqeverisja e vendit. a.y/NOA

KOMENTE
  • Kimelburn Cane20:16 - 15 Shtator 2011
    je njesh ARBEN