Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Malaj, takim në Fier për modernizimin e PS
English

Malaj, takim në Fier për modernizimin e PS

Fier, 15 shtator, NOA – Anëtari i Kryesisë dhe deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj do të zhvillojë ditën e sotme në Fier një takim në kuadër të turit për “Modernizimin e partive politike”. Takimi është në vazhdën e një sërë aktivitetesh që deputeti socialist ka ndërmarrë gjatë muajve të fundit për komunikimi me bazën e PS-së, shoqërinë civile dhe qytetarë të ndryshëm, në lidhje me ndryshimin e gjendjes aktuale politike në vend. Malaj do të prezantojë platformën e tij për mënyrën sesi duhet të funksionojnë subjektet politike dhe konkretisht selia rozë. Në qendër të dokumentit të hartuar nga Malaj, i cili është pasur me elementë të rinj gjatë takimeve, është krijimi i një hapësire më të madhe për forumet dhe vendimmarrjen e organizatave të partisë, duke eliminuar vendimet individuale dhe klienteliste. Sipas Malaj, kriza e sotme politike dhe mungesa e një qeverisje eficente lidhet, në radhë të parë, me modelin e ngritur nga partitë në vend dhe mungesën e demokracisë dhe parimeve në funksionimin e tyre. Gjithashtu, pjesë e platformës së Malajt është dhe përcaktimi i kritereve të qarta për ndarjen e funksioneve në parti. Takimi i sotëm në Fier do të zhvillohet në orën 18:00, në sallën e konferencave të kompleksi “Driza” në qytetin e Fierit. a.k./NOA

KOMENTE