Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Dialogu ndërfetar, vlera më e madhe e paqes në Botë
English

Berisha: Dialogu ndërfetar, vlera më e madhe e paqes në Botë

Tiranë, 16 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Në punimet e Asamblesë së Komisionit për Drejtësi dhe Paqe në Europë të cilat po mbahen në këto momente në Tiranë, ishte i pranishëm edhe Kryeministri i vendit Sali Berisha. Në fjalën e mbajtur me këtë rast ai i falënderoi përfaqësuesit e këtij komisioni duke thënë se përzgjedhja e vendit tonë është një nder dhe vlerësim shumë i madh për Shqipërinë dhe shqiptarët. “Shpreh nderimin më të madh për përpjekjen e madhe dhe fisnike dhjetëra vjeçare për të inkurajuar dialogun dhe mirëkuptimin ndërfetar si vlera të mëdha dhe të pazëvendësueshme të paqes në Europë dhe në Botë. Nuk ka përpjekje më fisnike për ata që i besojnë Zotit se sa të përpiqesh të mirëkuptojnë besimin e tjetrit se sa të promovojnë idenë e madhe, se liritë dhe të drejtat universale janë para së gjithash hyjnore dhe si të tilla janë vlera në të cilat duhet të bashkohen të gjithë ata që i besojnë Zotit pa dallim nga besimet e tyre fetare. Janë këto vlera të konsakruara në deklaratën universale të lirive dhe të drejtave të njeriut të cilat burojnë si vlera hyjnore. Në kohën e sotme, kohë në të cilën realisht kryqëzohen lloje të shumta krizash, ky dialog dhe ky debat, kjo përpjekje bëhet shumë herë më e rëndësishme”, deklaroi Berisha. Ai e cilësoi këtë dialog si një mision të një rëndësie letargjike sepse sërish tha ai duhet të pranohet që muret e padijes krijojnë përshtypje dhe hendeqe tërësisht të pamerituara midis besimeve apo midis kulturave dhe midis kombeve me besime të ndryshme. Sipas Kreut të Qeverisë, është për tu admiruar përpjekja e nderuar e drejtuesve dhe anëtarëve të këtij komisioni, përpjekja e udhëheqësve shpirtëror në tërësi për të promovuar këtë çështje të rëndësishme dhe jetike për paqen midis kombeve. Në vijim Kryeministri shtoi, “Një ditë në zyrën time prita një grup parlamentarësh nga një vend mik, u shpreha se jam i hapur për çdo pyetje. Njëri prej tyre më shprehu shqetësimin më të madh, se pse Shqipëria është anëtare e Konferencës Islamike. Iu përgjigja se shtetasi i parë në botë që ka përgëzuar vendin tonë ka qenë Papa Gjon Pali dhe këtë mesazh e dërgoi se ishte i bindur në domosdoshmërinë dhe nevojën e dialogut midis popujve dhe besimeve të ndryshme. Besoj se nuk ka besimtar më të mirë se ata që besojnë te Zoti dhe se sa të respektojnë besimin te tjetri që i luten të njëjtit Zot. Në këtë kontekst dua të theksoj se të tillë janë të krishterët dhe myslimanët shqiptar aq sa e kanë të fortë besimin te Zoti, por kaq e kanë të palëkundur respektin për besimin e njeri-tjetrit, dëshmi e kësaj force të besimit të tyre janë sakrificat që ata përjetuan të paimagjinueshme, në kalvarin e regjimit komunist”. Ndër të tjera Berisha theksoi se udhëheqësi shpirtëror dhe veçanërisht Kleri Katolik u përball me shpifjen më të keqe, me tortura më mizore, me persekutime, por qëndroi i pamposhtur dhe për këtë nuk e mbajti asgjë tjetër përveç besimit te Zoti dhe Krishti dhe po kështu Kreu Mysliman dhe krerët e besimeve të tjera. a.y/NOA

Në foto: Kryeministri i vendit Sali Berisha

KOMENTE