Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Oferta ekskluzive për klientët e AMC në dyqanin e sapopëruruar
English

Oferta ekskluzive për klientët e AMC në dyqanin e sapopëruruar

Një tjetër dyqan për teknologjinë nga AMC, përurohet dyqani në zonën e bllokut, tek Sky Tower Tiranë, 16 Shtator 2011 NOA - Rrjetit të dyqaneve të AMC i është shtuar sot një tjetër qendër teknologjike. Ajo ndodhet në zonën e Bllokut, ku vizitorët do të njihen me fjalën e fundit të teknologjisë. Gjatë ceremonisë së përurimit, Drejtori i Divizionit të Shitjeve në AMC, zoti Pericles Kanellos, iu drejtua të pranishmëve me fjalët: “AMC i ka shndërruar dyqanet e veta në qendra teknologjike, në mënyrë që abonentët tanë, por edhe vizitorët e dyqaneve, të njihen me celularët dhe aksesorët modernë, të komunikojnë me punonjësit tanë për ofertat e reja, si dhe të informohen për produktet dhe shërbimet tona. Kushdo hyn në dyqanet tona do të përjetojë përvojë miqësore.” Të gjithë abonentët AMC kishin mundësi, për disa ditë para kësaj ceremonie, të merrnin pjesë në një shorte. Të ftuarit e rastit, Gentian Zenelaj dhe Julian Deda, hodhën shorteun dhe zoti Jano Sina nga Vlora fitoi një iPhone 4, (Shikoni fotot) Shorteu javor do të vazhdojë edhe për një muaj nga dita e inaugurimit të dyqanit dhe çdo javë do të fitohet një iPhone 4. Pjesëmarrës në shorte bëhet automatikisht çdo abonent AMC që kryen transaksione të caktuara në dyqanin e ri. Oferta të ndryshme për abonentët ekzistues dhe ata të rinj, abonentët me kontratë dhe me parapagim, do të jepen ekskluzivisht në dyqanin e ri. Duke blerë një kartë SIM What’s Up ju jepen edhe dy të tjera dhuratë me oferta 6 mujore për biseda, sms dhe internet. Në këtë dyqan po ashtu do të ofrohet ulje deri në 50% e çmimit për shumë modele celularësh, përfshirë edhe iPhone, që e sjell zyrtarisht AMC, BlackBerry, Nokia, etj. Këto benefite janë në dispozicion të kujtdo që hyn në dyqanin AMC në Sky Tower gjatë një muaji pas inaugurimit. e.t/NOA

KOMENTE