English

Pasqyra e shtypit, 16 shtator 2011

Tiranë, 16 shtator 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e premte, 16 shtator 2011. Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “SMS-ja kërcënohen dy inspektoret në Bashkinë e Tiranës”, i cili flet për kërcënimet që kanë marrë dy punonjëse pas konfliktit me kreun e Policisë Bashkiake. Disa tituj të tjerë janë; “Studentja e shkencave dhe vëllai në krye të 20 vjedhjeve në Tiranë”, “Lista e 708 pronarëve që duhet të aplikojnë për kompensim prone”. Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor; “Zbulohen videot, kapet studentja në bandën e kazinove”, i cili flet për arrestimin e grupit që kryente vjedhjet e pikave të lojërave të fatit. Disa tituj të tjerë janë; “Turku: Ministrat e përfolur të japin dorëheqjen, të hetojë drejtësia”, “Qyteti Studenti, kushte më të mira se shtëpitë me qira”, “Ambasadorja britanike: Presidenti i ri me mbështetje të gjerë”. Gazeta “Shqip” për ditën e sotme ka si argument kryesor; “KLD gjykon skandalin e 7 gjyqtarëve”, i cili flet për masat e marra nga institucioni i drejtësisë. Disa tituj të tjerë janë; “Ministri i Financave merr funksionet e Bankës Botërore”, “Shtohen zërat për ndryshime në qeveri”, “Lufta më grabitësit, speciali: Fati shpëtoi shokun tonë”, “Tensione, praglufte në Mitrovicë, Serbia dërgon 1000 çetnikë”. Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor në numrin e sotëm: “Malaj: PS të ndalojë bojkotin me statut”, i cili pasqyron qëndrimin e deputetit të PS-së në lidhje me zhvillimet në PS. Disa tituj të tjerë janë; “Shpallet zyrtarisht rezultati i 8 majit, mazhoranca 142 mijë vota më shumë se opozita”, “Pritje e gjatë për 21 grabitje”, Rifillon sot “Zonë e lirë” në TV Klan”. “Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “Vota pro në Kuvend, Kodi Rrugor, përplasje mes deputetëve të PS”, i cili flet për zhvillimin e djeshëm në komisionet parlamentare. Disa tituj të tjerë janë; “Nishani: Policia nuk më informoi për operacionin ndaj Dritan Dajtit”, “Specialistët e mjekësisë, 9 muaj pa u paguar”, “Historia e shqiptarit të internuar nga nazistët”. Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor; “Atentatori i Konomit, hetim një emri të njohur të krimit”, i cili jep pistat e para të emrave të dyshuar ku po heton policia. Disa titujt ë tjerë janë; “Çani: Ndryshimi i ekranit, jo politik. Mbetem i majtë”, “Rrëfimi i agjentit, minutat e përplasjes me bandën, plumbat na zunë në befasi”. Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t'u abonuar në këtë shërbim dhe për t'u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al. a.k/NOA

KOMENTE