English

PS, Bushati: Të ndryshojë rregullorja e Kuvendit, të hënën propozimet

Tiranë, 16 shtator 2011, NOA/ Albana Qehajaj - Partia Socialiste do të dorezojë të hënën propozimet e saj në lidhje me reformën parlamentare. Në një konferencë për shtyp deputeti i PS-së, Ditmir Bushati ka theksuar se opozita do të formalizojë kërkesën e saj drejtuar mazhorancës për ti hapur rrugë edhe ndryshimit të rregullores së Kuvendit. “Kjo reformë do të zhvillohet në dy faza ku në fazën e parë që do të prezantohet të hënën do të jetë ndryshimi i rregullores së Kuvendit duke e përshtatur atë me rregulloren e vitit 2009. Përmes propozimit tonë ne synojmë që të kthehet vota e fshehtë, të garantohen votat e opozitës, të sigurohet transparenca e buxhetimit të veprimtarive parlamentare”, theksoi deputeti socialist. Hapi i dytë, sipas Bushatit, do të jetë adresimi i të gjitha problematikave që parashtrohen në raportin e KE-së përmes një grupi pune dhe me asistencën e OSBE-së e cila gjatë gjithë këtyre viteve ka asistuar në parlament. Më herët, gjatë ditës, Partia Demokratike nëpërmjet kreu të grupit kuvendor Astrit Patozi ftoi të majtën që çështje kryesore e politikës së ditës të jenë negociatat për reformën zgjedhore. a.q/NOA

KOMENTE