English

Sherr me karrige në lokal, ndalohet 53-vjeçari

Korçë, 16 shtator, NOA – Një 53-vjeçar është ndaluar dje nga policia pasi është autor i plagosjes me mjete të forta të një personi në qytetin e Korçës. Petro Burbuqi banues ne Rr. “Ali Demi”, në Tiranë ka goditur me karrige në kokë qytetarin 54-vjeçar me iniciale A. N, pas një sherri për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Lagjen Nr. 17 në qytetin e Korçës. Pas zënkës me fjalë, Bubuqi ka marrë karrigen në të cilën ishte ulur dhe ka qëlluar disa herë 54-vjeçarin në kokë. Ndërhyja e personave të tjerë në lokal ka shmangur dhe dëmtimin më të madh të 54-vjeçari. Më pas ka ndërhyrë policia dhe ka shoqëruar në komisariat Bubuqin. Ndaj tij ka nisur procedimi penal për “Plagosje të lehtë me dashje”. a.k/NOA

KOMENTE