English

Shisnin hashash, arrestohen 9 të rinj në Tiranë

Tiranë, 16 shtator, NOA – Policia e Tiranës ka arrestuar dje nëntë të rinj për shitje të lëndëve narkotike. Arrestimi i tyre është bërë mbrëmjen e djeshme në një lokal në Unazën e Re. Mes ta ndaluarve është dhe një adoleshentë 16-vjeçar. Të rinjtë janë kapur në lokal teksa kanë qenë duke ndarë në doza një sasi prej 200 gramësh hashash. Ata janë; Elsen Viktor Lalollari, 19 vjeç, Shpend Qemal Miri, 22 vjeç, Besmir Kujtim Toska, 24 vjeç, i dënuar me parë me kusht për “prodhim dhe mbajtje te lëndëve narkotike”, Bledar Mus Hila, 20 vjeç, Shpresim Naim Halili, 23 vjeç, Roland Rasim Halili, 18 vjeç, Ferdinand Alizot Cena, 19 vjeç, A.M, 16 vjeç, Skerdilajt Edmond Nako, 23 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Policia ka sekuestruar drogën si dhe telefonat e tyre. a.k/NOA

KOMENTE