Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Iran, Khamenei: SHBA, Franca, Britania, Italia komplotojnë kundër Islamit
English

Iran, Khamenei: SHBA, Franca, Britania, Italia komplotojnë kundër Islamit

Teheran, 17 shtator 201, NOA – “Mos i besoni kurrë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe regjimeve kriminale si ata të Britanisë së Madhe, Francës dhe Italisë, pasi ato komplotojnë për të shkatërruar zgjimin e Islamit. Këtë deklaratë e bëri sot udhëheqësi suprem i Republikës Islamike të Iranit Ayatollah Ali Khamenei, i cili akuzoi SHBA-të si frymëzuese të luftës ndaj Islamit. Duke iu referuar revolucioneve zinxhir për ndryshimin e pushteteve në vendet e Afrikës së Veriut dhe Lindjen e Mesme, Khamenei deklaroi se Perëndimi po komploton për të sabotuar zgjimin islamik i dalë në pah gjatë kryengritjeve që kanë përfshirë këto vende të Afrikës dhe Lindjes së Mesme. Këtë deklaratë udhëheqësi islamik i Iranit e bëri në Teheran në çeljen e të parës konferencë ndërkombëtare mbi rizgjimin Islamik në këtë rajon. Në këtë konferencë merrnin pjesë afro 500 ekspertë studimesh islamike të mbërritur nga 80 vende të botës, si dhe nga vendet e përfshira këtë vit në revolta e revolucione. Khamenei i inkurajoi të gjithë përfaqësuesit e lartë të mos i besojnë regjimeve kriminale të Perëndimit, pasi sipas tij këto regjime me në krye SHBA-të kërkojnë të vendosin pushtetin e tyre përmes kontrollit ekonomik, duke e realizuar këtë edhe përmes amendimeve kushtetuese. Në këtë suazë lideri suprem i Iranit u bëri thirrje vendeve islamike të vigjëlojnë ndaj kërcënimeve të vendeve perëndimore që po fshehin interesat e tyre pushtuese nën pretekstin se duan të çlirojnë vendet nga regjimet totalitare duke identifikuar liderët e këtyre regjimeve si armiq të bashkëkombasve të tyre. Ai i ftoi kombet islame të qëndrojnë të bashkuar dhe të mos lëshohen para ndasive etnike, fetare e fisnore. Ndërkohë gjatë kësaj konference, udhëheqësi suprem islamik i Iranit deklaroi se regjimi i Muammar Gheddafit në Libi do të rrëzohej edhe nëse forcat shumëkombëshe të NATO-së nuk do të ndërhynin ushtarakisht. mit/NOA

KOMENTE