Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
I vjedhin makinën shokut për të shitur mend në ish-Bllok
English

I vjedhin makinën shokut për të "shitur mend" në ish-Bllok

Tiranë, 18 Shtator 2011 NOA - Një kafe me dy të njohur të tij është kthyer në makth për një 26-vjeçar të cilit i vodhën makinën. Enerial Lajthia rastësisht u takua pasditen e djeshme me dy djem të lagjes me të cilët nuk kishte pirë asnjëherë kafe dhe vendosi të ulej në një lokal tek "Vasil Shanto" me ta. Pasi ka qëndruar disa minuta 26-vjeçari ka shkuar në tualet ndërsa në tavolinë kishte lënë çelësat e makinës së tij tip “Porche” me targa italiane. kur u kthye nga tualeti në tavolinë nuk ndodheshin çelësat e makinës ndërsa dy shokët e lagjes ishin larguar. Alfred E. Dhe Rexhino F. Të dy 20-vjeçarë, i kishin marrë makinën dhe ishin zhdukur duke fikur edhe telefonat. Menjëherë Lajthia lajmëroi policinë duke treguar se i kishin vjedhur makinën. forcat e policisë u vunë menjëherë në lëvizje dhe një orë më pas gjetën dy të rinjtë teksa udhëtonin me makinën e shokut të tyre në zonën e ish-Bllokut. Ata u shoqëruan në ambientet e komisariatit të policisë nr.2, ku dhe u morën në pyetje. "Ai nuk do të na e linte makinën, ne donim të bënim një xhiro në ish-Bllok për të shitur mend pasi makina ishte e bukur. Nuk e vodhëm", - mësohet të kenë thënë në polici dy të rinjtë emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur. Policia dyshon se ata mund t’i bënin një kopje çelësit me qëllim për ta vjedhur me vonë por nuk përjashtohet dhe pista e një loje mes tyre. e.t/NOA

KOMENTE