English

Parashikimi i motit për 19 shtator 2011

Tiranë, 18 shtator, NOA - Sipas MeteoAlb, nesër (19 shtator) dita do të nisë me vranësira dhe intervale të shkurtra kthjellimesh në të gjithë territorin POR në mesdite do të ketë shtim të vranësirave të cilat do të rrezikojnë pjesën më të madhe të vendit nga shira me intensitet të dobët. Pjesa e dytë e ditës do të ketë shtim të vranësirave dhe shirave në të gjithë territorin shqiptar. Shira më të dendur, të shoqëruar me rrufe të fuqishme do të ketë në veriperëndim dhe qendër të Shqipërisë. Qytetet që do të kenë sasi të mëdha shirash gjate orëve të mbrëmjes do të jenë: Shkodra, Lezha, Kruja, Elbasani e Tirana. Më pas në orët e para të mëngjesit shira me intensitete të larta do të ketë edhe Juglindja e Shqipërisë. Ndërsa temperaturat e ajrit do të pësojnë 2 gradë rënie, si në vlerat minimale dhe në ato maksimale. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det, me shpejtësi 38 km/h dhe drejtim Jugperendimor, ndërsa në Adriatik dhe Jon do të gjenerohet dallgëzim 4 ballë. Europa Nesër, Europa Qendrore dhe zona e Alpeve do të dominohen nga vranësira dhe shira të rrëmbyeshëm, më problematike situata paraqitet në Alpe. Po ashtu, me kushte të paqëndrueshme atmosferike do të ndodhet rajoni i Mesdheut dhe Gadishulli i Ballkanit, sidomos Ballkani Qendror dhe Lindor, pasi shirat do të jenë me intensitet të lartë. Vranësira dhe shira do të ketë edhe në Europën Verilindore, bendet balltike si edhe në Skandinavi, por intensiteti i tyre do të jetë i dobët. Ndërsa, ndryshe paraqitet situata në jugperendim dhe një pjesë të juglindjes së kontinentit, pasi në këto zona dominues do të jetë moti i kthjellët. Ngjarje ekstreme në Europë: Gadishulli i Ballkanit rrezikon shira intensive, erë të fortë. Zona e Alpeve alarmon shira dhe shkarkesa rrufesh, ndërsa Europa Qendrore rrezikohet nga rrebeshe shiu dhe rrufe. a.k./NOA

KOMENTE