Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bashkia e Tiranës: Të lirohen trotuaret deri më datë 1 tetor
English

Bashkia e Tiranës: Të lirohen trotuaret deri më datë 1 tetor

Tiranë, 19 shtator 2011, NOA - Bashkia e Tiranës u kërkon tregtarëve, ambulantëve, të licensuar ose jo, të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre në trotuaret e qytetit, të fillojnë lirimin e hapësirave publike që ato kanë zënë, deri me datë 1 tetor të këtij viti. Nëpërmjet një deklarate për median, Bashkia e Tiranës, u bën thirrje pronarëve të lokaleve, bareve dhe restoranteve, të cilët kanë zënë trotuaret e qytetit dhe rrugët e kalimit me tavolina, të fillojnë lirimin e hapësirave publike deri më datën 1 tetor të këtij viti. “Bashkia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e këtyre subjekteve, pasi kjo masë merret në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe të krijimit të hapësirave dhe lehtësirave që u takojnë qytetarëve. Bashkia e Tiranës bën të ditur se nëse nuk do të respkektohen këto afate, atëherë Policia Bashkiake do të ndërhyjë për të zbatuar ligjin në mënyrë rigoroze”, përfundon deklarata zyrtare e bashkisë së kryeqytetit. a.q/NOA

KOMENTE
  • gaforrja17:59 - 19 Shtator 2011
    ska faj qytetari qe shet ne rruge po ka faj bashkia qe su pershate vende per te shiture....
  • gjekro.17:22 - 19 Shtator 2011
    Bravo Bashkise.Te zbatohet ligji kudo.
  • ai cuni me flok16:19 - 19 Shtator 2011
    bravooooo keshtu ka lezet pastrojeni vendin nga mbeturinat...