English

Kosovë, serbët sërish provokime në veri

Kosovë, 19 shtator 2011, NOA - Grupe ekstremiste serbe e kanë betonuar të hënën barrikadën në Zupç në të cilën kanë hedhur sasi të madhe të betonit, duke bllokuar kështu ushtarët e KFOR-it të cilët janë detyruar të qarkullojnë përmes rrugëve rurale. Sipas mediave kosovare, rruga në drejtim të pikës kufitare Bërnjak kontrollohet vazhdimisht nga serbë të panjohur të cilët po qarkullojnë me tri vetura, “VË Polo”, ngjyrë e zezë, “Golf 3” dhe një “Golf 2”, ngjyrë të bardhë, të gjitha këto pa targa. a.q/NOA

KOMENTE