Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tiranë, pranga hajdutëve të floririt dhe makinave luksoze
English

Tiranë, pranga hajdutëve të floririt dhe makinave luksoze

Tiranë, 19 shtator 2011, NOA – Gjatë 24 orëve të fudit, policia e kryeqytetit ka arrestuar disa të dyshuar për vjedhje në Tiranë. Kështu, mbrëmë, nga Komisarati i Policisë Nr.2 Tiranë u realizua arrestimi në flagrancë shtetasit Alfredo Gjergji Florio, 18 vjeç, banues në Tiranë dhe Rexhino Eduart Elezi, 20 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë se dje në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dyshohet se i ka vjedhur automjeti i tij “Porsh”, me targa Italiane CË 477 PJ në pronësi të një shtetasi. Menjëherë pas një hetimit të shpejtë nga sherbimet e Komisariatit Nr.2, në rrugën “Dëshmoret e 4 shkurtit”, është bërë e mundur kapja e automjetit te vjedhur dhe autorët e tij, shtetasit Alfredo Florio dhe Rexhino Elezi. Po dje, nga Komisarati i Policisë Nr.1 Tiranë u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit, Fatmir Malo Malko, 39 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u krye sepse ka tentuar te vjedhë në ambientet e firmes “Bitri 98”. Neni 134 e 22 i KP. 4. Mbrëmë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 Tiranë u arrestuan ne flagrancë shtetasit Altin Ajet Lashi, 24 vjec, dhe Mariglen Gezim Hoxha, 23 vjec, banues në Babrru Tiranë. Arrestimi i këtyre shtetasve u krye sepse dje ne rrugën “Bardhyl”, janë kapur ne flagrance gjatë momenteve duke i vjedhur me dhunë, varësen e floririt një shtetaseje. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua varsja e vjedhur dhe një kaçavidë me majë të mprehtë. a.q/NOA

KOMENTE
  • kosova .mos ju leni hajdutve vend ne shqipri se at e kan vendin ne GREQI. SERBI 13:37 - 19 Shtator 2011
    MOS JU LENI VEND HAJDUTVE NE SHQIPRI SEPSE ATA E KAN VENDIN TE HAJDUTIT TJER NE SERBI GREQI . BRRAVO BERISHA , DHE BASHA SHQIPRIJA PO SHKON PERPARA