English

Brasil, “mbillen” 594 fshesa antikorrupsion në plazhin Copacabana

Rio de Janeiro, 20 shtator 2011, NOA – Nën sytë e turistëve që pushojnë në plazhin Copabana të Brazilit, aktivistët e një OJF-je mbollën në mënyrë të figurshme në rërën e plazhit 594 fshesa, që nënkuptojnë numrin që përbëjnë 84 senatorët dhe 513 deputetët e Parlamentit brazilian. Me këtë mënyrë të veçantë ata i kërkojnë Parlamentit të spastrojë korrupsionin në vend. Kjo nismë e veçantë e ndërmarrë nga grupi “Rio de Paz” vjen në një kohë kur presidenti Dilma Rousseff vendosi të shkarkojë pesë ministra, katër prej të cilëve të akuzuar për korrupsion. “Është e nevojshme të nisë një epokë e re në vend”, tha Presidenti i OJF-së, Antonio Carlos Costa. mit/NOA

KOMENTE