English

Jennifer Aniston dorë për dore me Justin

Nju Jork, 21 Shtator NOA - 1 ditë pas zbulimeve të bujshme të Brad Pitt mbi jetën e tij precedente martesore me Jennifer Aniston, aktorja bukuroshe e “Friends” ka dalë shëtitje, dorë për dore, me Justin Theroux, duke treguar se është e aftë të vazhdojë jetën e saj përpara pa rrëfime të shumta. Të kapur nga i ftohti i papritur njujorkez, Jen dhe Jus janë ndalur për të drekuar në një restorant japonez. Jen ka veshur këpucë të mbyllura për të mbrojtur nga ajri i ftohtë i qytetit, ndërkohë që Jus mbante të veshur një xhup lëkure të zi dhe një kapele. r.b/NOA

KOMENTE