English

MTV Ema, sfida është sërish mes Lady Gaga dhe Katy Perry

SHBA, 21 Shtator NOA - Lady Gaga kryeson me plot 6 nominime në Mtv Ema, eventi i përvitshëm i muzikës dhe spektaklit që do të mbahet më 6 nëntor në Belfast, në Odyssey Arena.

Lady Gaga konkurron për çmime si Kënga më e mirë, Interpretimi më i mirë live, Këngëtarja më e mirë femër, Videoja më e mirë, dhe Këngëtarja me më shumë fansa.

Të renditur pas saj në listë janë Katy Perry dhe Bruno Mars të dy me nga 4 nominime, ndërsa Adele, Justin Bieber dhe 30 sec to Mars kanë nga 3 nominime secili.

Gjithçka do të luhet pra midis dy mbretëreshave të pop-it Gaga dhe Perry.

Në këtë event do të jenë pjesëmarrës dhe artistë të shumtë si Snoop Dogg, My Chemical Romance, Jennifer Lopez, LMFAO, Jessie J, Beyoncé, Coldplay, Eminem, Arcade Fire, Red Hot Chili Peppers, Far East Movement, Kanye West, Linkin Park, Wiz Khalifa e Kings of Leon, të gjithë me nga dy nominime.

r.b/NOA

KOMENTE