English

Nesër, dita pa makina. Kryebashkiaku Basha në punë më biçikletë

Tiranë, 21 shtator 2011, NOA – Nesër, sikundër në të gjithë botën, edhe në Tiranë do të jetë dita pa makina. Në këtë kuadër, Bashkia e Tiranës është e angazhuar në pastërtinë e qytetit dhe në reduktimin e ndotjeve. Në një deklaratë zyrtare, zëdhënësja e bashkisë, Anila Bisha tha se, ky është një moment për të dhënë një mesazh, për t’u kujdesur për qytetin, për ajrin që thithim ne, të afërmit dhe fëmijët tanë.

“Bashkia e Tiranës, duke nisur nga Kryetari dhe çdo punonjës i saj do të paraqiten nesër në punë me biçikletë, në këmbë ose me mjete të transportit publik, për të përqafuar mesazhin e pakësimit të ndotjes së ajrit dhe të lehtësimit të trafikut. Bashkia e Tiranës fton qytetarët t’i përgjigjen edhe ata këtij mesazhi dhe të japin kontributin e tyre për qytetin, në ditën pa makina”, përfundon deklarata e Bashkisë së Tiranës. a.q/NOA

KOMENTE