Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit për 22 shtator 2011
English

Parashikimi i motit për 22 shtator 2011

Tiranë, 21 shtator 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, nesër vendi ynë do të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, pasi që në orët e para të mëngjesit kthjellimet do të dominojnë në zonat e ulëta dhe ato bregdetare ndërsa sërish me vranësira do të mbeten zonat malore verilindore dhe juglindore të Shqipërisë. Mesdita do të sjellë kalime vranësirash të lehta në të gjithë vendin. Gjatë pjesës së dytë të ditës zonat e ulëta dhe ato bregdetare do të mbeten me mot të kthjellët ndërsa zonat malore lindore do të dominohen nga moti i alternuar me vranësira dhe kthjellime. Të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë në mbrëmje deri në mëngjesin pasardhës. Ndërsa temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat e mëngjesit ndërsa mesdita do të sjellë rritje me 2 - 3 gradë të temperaturave në të gjithë vendin. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h dhe drejtim Veriperëndimor ndërsa në Adriatik dhe Jon do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

Europa Sërish nesër, pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të mbetet në kushtet e qëndrueshme atmosferike pasi kthjellimet do të dominojnë në këto vende. Në këto kushte do të jetë Europa Lindore, Europa Qendrore, Europa Jugperëndimore dhe Rajoni i Mesdheut. Situatë kjo e cila do të kushtëzohet nga vendosja e qendrave të presionit të lartë atmosferik mbi këto rajone. Ndërsa me vranësira dhe shira të konsiderueshëm do të mbeten e vendet Nordike dhe Ishujt Britanike, problematike në këto vende do të paraqiten stuhitë e forta të erës. Gjithashtu vranësira dhe shira të dendur do të ketë në Vendet e Balltikut. Më problematike situata do të jetë në Norvegji pasi reshjet do të bien në forme rrebeshi dhe mjegulla e dendur do të shfaqet që në orët e para të ditës.

Ngjarje ekstreme në Europë: - Ishujt Britanike do të mbeten me shira intensiv dhe erë të fortë - Norvegjia do të rrezikohet për rrebesh shiu dhe mjegull të dendur - Vendet e Balltikut rrezikohen për shira intensiv a.y/NOA

KOMENTE