English

Shisnin heroinë, pranga trafikantëve në Tiranë

Tiranë, 21 shtator 2011, NOA - Mbrëmë nga Seksioni Kundër Lëndëve Narkotike u arrestua në flagrancë shtetasi Dergud Gëzim Sharra, 28 vjeç, banues në Tiranë, si edhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Gazmend Petrit Gazheli, 38 vjeç, dhe Spartak Agron Çukaj, 34 vjeç, i dënuar më parë, për posedim leëndësh narkotike. Proçedimi penal në ngarkim të tyre filloi, pasi, dje në afërsi të Kinostudios, shtetasi Dergut Sharra është kapur në flagrancë, duke i shitur shtetasit Gazmend Gazheli, një dozë lënde narkotike, “heroinë”, si edhe i ështe gjetur një shiringë, e mbushur me lëndë nakotike e tretur e dyshuar “Heroinë”, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Shtetasit Gazmend Gazheli, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sasia prej 0.8 gram lëndë narkotike e llojit “Heroinë”, ndërsa shtetasit Spartak Çukaj gjatë kontrollit në banesë, i janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 10 epruveta plastike, të mbushura me lëndë e dyshuar narkotike e llojit metadon. a.q/NOA

KOMENTE