Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tre në pranga për grabitje me armë e shtrëngim për dhënie pasurie
English

Tre në pranga për grabitje me armë e shtrëngim për dhënie pasurie

Tiranë, 21 shtator 2011 – Tre persona të akuzuar për vjedhje me armë të një taksisti dhe shtrëngim për dhënie pasurie të një biznesmeni kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës. Operacioni policor u finalizua mbrëmë me kapjen e 21-vjeçarit Bujar Selam Leka, banues në Kamëz Tiranë; 28-vjeçarit Eduart Lutfi Muja, banues në Kukës; 19-vjeçarit Murat Bajram Rexha, lindur e banues në Kukës. Blutë e Tiranës bëjnë me dije se është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale V.K, 27 vjeç, banues në Lezhë, posedues i armës, me të cilën është kryer vjedhja me armë e taksistit. Arrestimi i tre grabitësve u arrit pas një hetimi disajavor nga ku rezultoi se ata ishin autorët e grabitjes me armë e me dhunë të një taksisti në Tiranë. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Eduart Muja në qytetin e Kukësit, uniformat blu gjetën automjetin e tipit “Benz”, me targë Tr. 6245 I, i cili i është vjedhur me armë në 11 shtator 2011, një shtetasi në fshatin Çekrezë në Tiranë. Po ashtu në ngarkim të tre grabitësve është ngritur edhe akuza e grabitjes me armë të shtetasve Fatjon dhe Edison Pepkolaj, e ndodhur më datë 04 mars 2011, në fshatin Kasallë të Tiranës. Gjatë ecurisë së hetimit rezulton se më datë 17 shtator 2011, shtetasi Bujar Leka në bashkëpunim, ka vjedhur nëpërmjet mashtrimit automjetin tip benz në pronësi të shtetasit G.M, duke shfrytëzuar punësimin e tij pranë aktivitetit privat të këtij fundit. Në këtë ditë Bujar Leka ka kanosur dhe më pas ka shtrënguar më anë të kanosjes për dhënie pasurie në shumën prej 4 mijë eurosh, punëdhënësin e tij shtetasin G.M. Hetimet për zbardhjen e kronologjisë së vjedhjeve me armë të kryera nga tre të arrestuarit vazhdojnë. Bujar Leka dhe Murat Rexha janë nën akuzë për veprën penale të vjedhjes me armë e kryer në bashkëpunim, ndërsa Eduart Mujës i rëndon akuza për përvetësim të mallrave të vjedhur. mit/NOA

KOMENTE