English

Abazi: Shqiptarët nuk denoncojnë korrupsionin në shëndetësi

Tiranë, 23 shtator 2011, NOA – “Urdhri i Mjekut” ngre shqetësimin se pacientët shqiptarë nuk denoncpjnë rastet korruptive në shëndetësi. “Raporti i INSTAT-it i publikuar pak ditë më parë, tregonte se sistemi shëndetësor është ai që tërheq më shumë rryshfet. Statistikat janë të frikshme, 71% të qytetarëve paguajnë mjekun për një shërbim që është falas. Pacientët përveç përgjigjeve që japin në anketa, nuk denoncojnë raste të tilla korruptive”, tha presidenti i këtij urdhri, Din Abazi. Sipas tij, korrupsioni nuk reduktohet nga arrestimet por nga një reformë e thellë në sistemin shëndetësor. Korrupsioni në shëndetësisë, sipas një argumenti të “Urdhri i Mjekut” ndodh për shkak të mungesës së ilaçeve, aparaturave, shërbimeve dhe infrastrukturës së dobët të spitaleve. a.q/NOA

KOMENTE