English

Avokati i Metës: Mungesa e provës origjinale, e bën procesin të parregullt

Tiranë, 23 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Gjatë seancës së ditës së sotme në Gjykatën e Lartë lidhur me çështjen në ngarkim të kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, nga ana e Prokurorisë është kërkuar që të kryhet ekspertiza për orën e përgjimit. Nga prokurorët është kërkuar që ri-ekspertimi i videos, e cila do të kryhet deri më 24 tetor nën mbikëqyrjen e prokurorëve. Menjëherë pas përfundimit të seancës reagoi edhe avokati i kreut të LSI-së Gëzim Veleshnja, duke thënë se i gjithë procesi është një lojë politike dhe se videoja është një montim. “Në seancën e sotme nga përfaqësuesi i Prokurorisë u kërkua që ekspertëve të vihet më dispozicion ora që është bërë përgjimi Meta-Prifti, pasi nuk dispononin provën origjinale, orën përgjuese dhe mungesa e provës kyçe e bën procesin të parregullt ligjërisht”, u shpreh Veleshnja. Në përfundim ai tha se pas përfundimit të ekspertimit do të ndërtohet edhe taktika mbrojtëse për zotin Meta. Në seancën e mbajtur në Gkykatën e Lartë, e cila ka zgjatur për më shumë se 5 orë trupa gjykuese u ka dhënë 18 detyra ekspertëve, për ekspertimin e laptopit dhe orës kur është bërë videoja. Po ashtu, Gjykata i ka lënë ekspertëve, afatin kohor një mujor për kryerjen e detyrës. a.y/NOA

Në foto: Ilir Meta, Dritan Prifti

KOMENTE