Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kleçka, Gjykata: Fatmir Limaj në arrest shtëpie
English

Kleçka, Gjykata: Fatmir Limaj në arrest shtëpie

Prishtinë, 23 shtator 2011, NOA – Arrest në shtëpi është masa e sigurisë e shqiptuar nga Gjykata e Prishtinës kundër deputetit të Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj i vënë nën akuzë për hetimet e njohura me emrin Kleçka. Fatmir Limaj do të qëndrojë 30 ditë në arrest shtëpiak. Lajmin e ka bërë me dije për mediat kosovare avokati mbrojtës i Limajt, Tahir Rrecaj, pas dhënies së vendimit nga trupi gjykues të enjten. “Masa e arrestit në shtëpi u propozua nga Prokurori. Gjyqtari i çështjes u pajtua me këtë për shkak se e ka vlerësoi gatishmërinë e Limajt për t’u paraqitur para Gjykatës sa herë ka pasur nevojë”, vijoi avokati i Fatmir Limaj. Më tej, Rrecaj tha se pala mbrojtëse nuk do ta ankimojë këtë vendim, që siç tha ai respektohet si nga avokati edhe nga vetë i akuzuari Limaj. Fatmir Limaj dhe nëntë ish-luftëtarë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë nën hetim me akuzën se kanë kryer krime lufte në fshatin Kleçkë të Lipjanit gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë. Pas seancës Fatmir Limaj, është shoqëruar me veturat e EULEX-it për në shtëpinë e tij, ku dhe do të kryejë 30 ditët e arrestit. Sipas një zëdhënësi të EULEX-it deputetit Fatmir Limaj i janë konfiskuar dokumentet e udhëtimit. mit/NOA

KOMENTE