Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministria e Mjedisit kundër opozitës: Ja e vërteta e ligjit për mbetjet
English

Ministria e Mjedisit kundër opozitës: Ja e vërteta e ligjit për mbetjet

Tiranë, 23 shtator 2011, NOA – Një ditë pas miratimit në Kuvend, Ministria e Mjedisit ka sqaruar disa detaje për ligjin e mbetjeve urbane. Sipas zv.ministrit Taulant Bino, propozimi i votuar dje nuk është ligji i importit të mbetjeve dhe as nuk ka për qellim të lejojë importin e mbetjeve. “Rruga e importit të mbetjeve është e hapur që prej vitit 2003 ndaj dhe qeveria nuk do të kishte asnjë nevojë ta risillte në vëmendje, nëse do të kishte mendime dhe qëllime mafioze. Në ndryshim nga ligji i mëparshëm ky ligj hap tashmë rrugën për trajtimin e duhur e përfundimtar të të gjitha rrymave të mbetjeve si: Ambalazhet dhe mbetjet nga ambalazhet ku përfshihet dhe plastika, Mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike, Mbetjet nga makinat e hedhura, Mbetjet nga bateritë dhe akumulatorët dhe vajrat e përdorur”, bëri me dije Bino. Sipas Ministrisë së Mjedisit, me miratimin e Ligjit “Për Menaxhimin e Integruar te Mbetjeve” Shqipëria bëhet një vend më i sigurtë. a.q/NOA

KOMENTE