Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e shtypit, 23 shtator 2011
English

Pasqyra e shtypit, 23 shtator 2011

Tiranë, 23 shtator 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e premte, 23 shtator 2011.

Gazeta “Shqip” çelet me titullin: “Hapet loja për Presidentin e ri”. Në faqen e parë të gazetës veçojmë titujt: “Vrasja e Konomit: Fletëthirrje të gjithë pronarëve të Hamallajt”; “Debati për censusin, Dule: Duket se do të hapë probleme të reja”; “Gjykata: Nuk ka prova kundër Florenc Hoxhës”; “Dhuna në familje, policia nuk mbikëqyr dot të kërcënuarit”; “Ish-guvernatorja Sarah Palin: Mes seksit dhe kokainës”; “Nga mentor Kikia: Një revoltë në emër të fëmijëve të ngujuar”.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor të ditës: “Regjistrimet, universitetet, lista II me emrat e fituesve”. Argumente me rëndësi për numrin e sotëm të gazetës: “Firmoset pakti për pallatet pa tapi, Basha: Hipotekat në nëntor”; “Mazhoranca nuk ka numra të votojë ligjet me 3/5, Berisha: PS pengoi integrimin”; “Filmi “Falja e gjakut” në garë për Oskar, vendos Qendra Kombëtare e Filmit”.

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin: “Shansi i fundit i vitit për në BE, PS nuk i dha votat”. Argumente për t’u nënvizuar në faqen e parë: “Nënshkruhet marrëveshja, nis hipotekimi i pallateve”; “Intervista, Berisha: PS po përdor pushtetin e dhënë nga qytetarët”; “Fituesit përfundimtarë në të gjitha universitetet”; “Opozita, Harasani: Ata që hynë në PS kanë plan përçarje”; “Fushata, lehtësira për femrat që duan të bëhen police, ja kriteret”; “Këshilli. Mazhoranca merr edhe qarkun e Durrësit”; “Intervista, Artur Zheji: Nuk fitohen votat duke u bërë anti-amerikanë”.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor: “Shqipëria lejon importin e plehrave”. Tituj të tjerë në vijim: “Nga Preç Zogaj: Lufta dhe paqja e PS me PD”; “Opinion nga Arben Rrozhani: Biçikletat e Bashkisë”, “Nga Besnik Baraj: Plehrat dhe kontrolli”; “QSUT dhe doktorët”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Studentët fitues. Lista e plotë për të gjitha universitetet”. Tituj të tjerë: “Berisha: Vota në OKB, mbështesim qëndrimin e SHBA për Palestinën”; “Koment, Bulqiza anti-amerikane”; “Luan Malltezi: Historia, jo modelit komunist”; “Petrit Vasili në kuvend, Eltar Deda: Kryetarja e komisionit të tenderit u zhduk tre muaj”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al. mit/NOA

KOMENTE