English

Shpërthim bombe në një dyqan në Athinë, plagoset emigrantja shqiptare

Athinë, 23 Shtator 2011 NOA/ Nikos Samaras – Një bombë ka shpërthyer sotnjë dyqanAthinë duke sjellë plagosjen e një vajze të re, emigrante shqiptare, raporton korrespondenti i agjencisë NOA. Ngjarja ka ndodhur sot në mëngjes në orën 08.00 në kryeqytetin grek, në rrugën “Dramas” nr 180 në zonën e Sepolia në Kolono. Policia tha se 20 vjeçarja shqiptare mori plagë serioze si pasojë e shpërthimit të një bombe e cila ishte vendosur në minimarketin e saj, sikundër shihni edhe fotot e bëra pas shpërthimit. Hetimet e para nxjerrin se autorët e kishin vendosur bombën në brendësi të një grumbulli gazetash që më pas shitësja i hapte për t’i tregtuar në dyqanin e saj. Në momentin që e reja ka qenë duke hapur dyqanin, kur ka hapur edhe paketën me gazeta, ka ndodhur shpërthimi. E plagosura është dërguar në spitalin “Jorgos Gjenimatas” ku po i nënshtrohet ndërhyrjes mjekësore. Policia thotë se ende nuk ka të qartë se kush janë autorët e vënies së bombës. n.s/e.t/NOA

KOMENTE