Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vidhnin e shitnin ilaçet falas të QSUT, në pranga doktori e farmacistja
English

Vidhnin e shitnin ilaçet falas të QSUT, në pranga doktori e farmacistja

Tiranë, 23 shtator 2011, NOA – Bien në prangat e Policisë së kryeqytetit tre persona, dy prej të cilëve një doktor e një farmaciste me akuzën e vjedhjes së medikamenteve falas në QSUT dhe tregtimin e tyre. Ka qenë vetë kryepolici i Tiranës Saimir Muçaj që publikoi rezultatet e operacionit policor të koduar “Clexane”. Si rezultat i tij janë arrestuar mbrëmjen e të premtes Andonaq Fiqiri Zili, 38 vjeç, banues në Tiranë; Nikoll Prenush Koleci, 43 vjeç, banues në Tiranë, me profesion Doktor dhe Jetmira Enver Koleci, 42 vjeç, banuese në Tiranë, farmaciste në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë. Drejtori i Policisë së Tiranës theksoi se tre të arrestuarit në bashkëpunim me njëri – tjetrin dhe me persona të tjerë, vidhnin medikamentet mjekësore të destinuara për përdorim spitalor falas, me të cilat trajtoheshin pacientë të shtruar në spitalin Onkologjik të Tiranës, pranë QSUT-së. Nga hetimet e policisë rezultoi se medikamentet për përdorim të brendshëm, vidheshin nga tre personat dhe më pas tregëtoheshin në farmaci nga ku përfitoheshin shuma të konsiderueshme të ardhurash. Andonaq Zili, doktori Nikoll Koleci dhe farmacistja Jetmira Koleci, që punonte në farmacinë pranë Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë pasi vidhnin medikamentet falas me vulën përkatëse të ndalimit të shitjes i detyronin pacientët e shtruar në spitalin Onkologjik që t’i blinin ato pranë farmacive të ngritura në afërsi të spitalit “Nënë Tereza”. Policia e Tiranës ka sekuestruar dy automjete, të cilat shërbenin për shpërndarjen dhe transportimin e medikamenteve të vjedhura si dhe një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, të cilat kapin vlerën e rreth 80 mijë lekëve të rinj, apo 60 mijë euro. Medikamentet u gjetën në automjetet e shtetasve të arrestuar si dhe në banesën e doktorit Nikoll Koleci, të fshehura në garazh, në kushte jo të përshtatshme për ruajtjen e tyre. Policia e Tiranës po punon për identifikimin e personave të tjerë që kanë bashkëpunuar në këtë aktivitet të kundraligjshëm. Tre të prangosurit akuzohen për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe vjedhje. mit/NOA

KOMENTE