Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha jep garanci për reformë zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR
English

Berisha jep garanci për reformë zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR

Nju Jork, 24 shtator 2011, NOA – Kryeministri Sali Berisha garantoi nënsekretarin amerikan të Shtetit se është tejet e rëndësishme që reforma zgjedhore të realizohet me sukses, konsensus gjithëpartiak, vullnet pozitiv dhe mbi të gjitha sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it. Këtë garanci shefi i qeverisë shqiptare e dha mbrëmë gjatë takimit me nënsekretarin amerikan William Burns në kuadër të sesionit të 66-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që po mbahet në Pallatin e Qelqtë në Nju Jork. Zoti Berisha garantoi se mazhoranca qeverisëse është e gatshme ta nisë reformën zgjedhore menjëherë së bashku me opozitën. Ndërkohë gjatë takimit nënsekretari amerikan i Shtetit, William Burns ripërsëriti se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësojnë lart kontributin e vazhdueshëm të Shqipërisë në Afganistan dhe në angazhimet në luftën kundër terrorizmit. Gjatë takimit me kryeministrin Sali Berisha, zoti Burns vlerësoi rolin e Shqipërisë në rajonin e Ballkanit dhe veçanërisht në lidhje me Kosovën. E duke iu referuar njohjeve të shtetit të ri, nënsekretari Burns e siguroi zotin Berisha se SHBA-të do të vazhdojnë të bëjnë maksimumin për njohje të mëtejshme të Republikës së Kosovës. Nënsekretari amerikan shprehu mbështetjen e SHBA-ve për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, si një proces që e çon Shqipërinë drejt progresit. Ai e çmoi si impresionuese listën e reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare në fushën e ekonomisë, edukimit, infrastrukturës, etj dhe si tregues i asaj që mund të arrihet. Në këtë suazë nënsekretari Burns duke shprehur kënaqësinë për këtë takim e inkurajoi kryeministrin Berisha që të vazhdojë pa u ndalur me reformat për zhvillimin e vendit. Gjatë bisedës, Kryeministri Berisha i shoqëruar nga këshilltarët e tij e falenderoi sakaq nënsekretarin amerikan të Shtetit për mbështetjen e jashtëzakonshme që SHBA-të i kanë dhënë Shqipërisë në anëtarësimin në NATO dhe në konsolidimin e demokracisë dhe të shtetit të së drejtës. Zoti Berisha e njohu nënsekretarin Burns me zhvillimet politike në Shqipëri dhe reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare si në ekonomi, shëndetësi, arsim etj. Kreu i qeverisë foli edhe për zgjedhjet vendore të vitit 2011 duke i cilësuar ato si zgjedhjet më të mira të zhvilluara, të njohura edhe nga vëzhguesit ndërkombëtarë si kompetitive dhe transparente. Berisha vlerësoi kthimin e opozitës në parlament si një hap në drejtim të normalizimit dhe kthimit në kornizën institucionale të jetës politike, pas një bojkoti mëse dy-vjeçar dhe një qëndrimi bllokues të vazhdueshëm. Këtu, kryeministri Berisha e siguroi nënsekretarin amerikan William Burns për gatishmërinë e qeverisë shqiptare, për të përmbushur të gjitha reformat për integrimin europian. Në fund të bisedës kryeministri Sali Berisha e ftoi nënsekretarin amerikan të Shtetit William Burns të vizitojë Shqipërinë, një ftesë e mirëpritur nga zyrtari amerikan. mit/NOA

Në foton e parë: Kryeministri Sali Berisha, Nënsekretari amerikan i Shtetit William Burns

Në foton e dytë: Takimi mes kryeministrit Berisha dhe nënsekretarit amerikan Burns

KOMENTE