Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dhjetëra turistë shqiptarë bllokohen në Turqi, mister shkaqet e ndalimit
English

Dhjetëra turistë shqiptarë bllokohen në Turqi, mister shkaqet e ndalimit

Antalia, 24 shtator 2011 NOA – Disa dhjetëra turistë shqiptarë, mes tyre gra dhe fëmijë janë bllokuar në aeroportin e Antalias në Turqi, pasi për shkaqe të paqarta nuk është nisur avioni charter i një kompanie fluturimi që duhet t’i sillte në Shqipëri. Burime nga aeroporti i Rinasit i thanë agjencisë NOA se ishte planifikuar që në orën 21.50 të mbrëmjes së premte të nisej nga Antalia për në Tiranë një avion me rreth 90 pasagjerë, që të gjithë shtetas shqiptarë të cilët kishin shkuar me pushime në zonën e plazheve të Antalias. Deri një orë pas mesnate që ka hyrë e shtuna, avioni nuk është nisur. Një pasagjer informoi se ndonëse kanë kaluar tre orë, nuk ka ende ndonjë sqarim të besueshëm pse nuk është nisur avioni i linjës së tyre ajrore të parapaguar. e.t/NOA Vijon...

KOMENTE