English

Hipotekimi i banesave, biznesi vlerëson vendimin e bashkisë së Tiranës

Tiranë, 24 shtator 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Dy ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes mes kryetarit të bashkisë së Tiranës dhe ministrit të Transporteve dhe atij të Drejtësisë, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jakaj e ka cilësuar këtë marrëveshje, një hap pozitiv që do të çlironte shumë problematikën e hasur në procedurat për autorësinë e pronës së blerë, nga ana e qytetarëve por edhe nga ana e përfaqësuesve të industrisë së ndërtimit. “Kemi hequr nje ankth për të gjithë ata qytetarë që posedonin de fakto, por jo de juro një pronë të blerë. Do doja të përmendja mundësinë që i jepet këtij target grupi qytetarësh për të implementuar me sukses nisma apo sipërmarrje, të vogla apo të mesme, në sektorin privat duke i konsideruar tashmë pronat e tyre, si një potencial kolaterali në marrëdhenie me sistemin bankar të kredidhënies. Gjithahtu është mundësia që u jep ligji për faljen fiskale dhe legalizimin e kapitalit të gjithe qytetarëve që përfitojnë nga ky vullnet i mirë i kryebashkiakut të Tiranës.” – deklaroi Jaka. Sipas tij, tashmë industria e ndërtimit mbyll kalvarin e gjatë të pritjes për procesin e hipotekimit të objekteve të ndërtuara duke finalizuar edhe mbledhjen e këstit të fundit si dhe pagimin e detyrimeve shtetërore. Jakaj tha se, ende nuk ka të dhëna zyrtare sa i përket amnistisë, që prej momentit, kur ky ligj ka hyrë në fuqi. Duke iu referuar bashkëpunimit mes insititucioneve për hipotekimin e banesave, Jakaj tha se tashmë është koha që ky bashkëpunim të forcohet edhe më tej në radhët e politikës shqiptare, ç`ka do të bënte siaps tij, që të lehtësohen shumë procedurat burokratike, me të cilat përballen qytetarët. Në funksion të këtij memorandumi, së shpejti Dhoma e Tregtisë dhe Shoqata e Ndërtuesve do paraqesin pranë Bashkisë së Tiranës propozimet konkrete të specifikuara për implementimin me sukses të këtij memorandumi. a.q/NOA

Në foto: Kryetari i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka gjatë konferencës së sotme për shtyp

KOMENTE