Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
A është e mundur t’i shpëtojmë tundimit për të ngrënë?
English

A është e mundur t’i shpëtojmë tundimit për të ngrënë?

Studimi: Ne kemi tre herë më shumë gjasa për të ngrënë ushqimin e parë që shohim Tiranë, 25 Shtator 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Nëse ju jeni duke u mundur për të humbur peshë, por keni vështirësi, mos fajësoni ushqimin, pasi fajin e ka kuzhina. Një studim i fundit shkencor ka zbuluar se kemi tre herë më shumë gjasa për të ngrënë diçka që ne shohim në shtëpi. Pra, nëse një sallatë e freskët dhe e shëndetshme, ndodhet përpara syve tanë, ne kemi më shumë gjasa për ta ngrënë atë, sesa nëse përbërësit e saj gjenden të ruajtur në pjesën e prapme të frigoriferit. Brian Wansink, profesor i shkencave ushqyese në Cornell University në Nju Jork, tha se nëse ushqimi qëndron i ruajtur diku, ekziston një mundësi e madhe të mos konsumohet. Ekipi i studimit fotografoi më shumë se 100 dollapë të kuzhinave dhe u kërkoi pronarëve të tyre të mbanin shënim se çfarë ushqimi konsumonin gjatë ditës. Më pas, ata morën 100 pjesëmarrës të studimit dhe nisën vrojtimin e përmbajtjes së ushqimeve nëpër dollapë të ndryshëm, duke shqyrtuar efektet e ushqimeve, të cilat ishin konsumuar. Profesor Wansink tha: “Ne kemi gjetur një tendencë vërtetë të fortë në drejtim të ushqimit, i cili është i dukshëm. Nëse ju vendosni ushqimet tuaja të shëndetshme në pjesën e përparme të frigoriferit, kjo është një zgjidhje për tu ushqyer më tepër me ushqime të shëndetshme.” Ai shoi: “Ne kemi zbuluar më parë se, nëse ju keni tridhjetë tasa me supë në shtëpi, ju do të hani më shumë supë, nëse ju keni vetëm dhjetë të tilla.” Çdo gjë që ndodhet në raftet tona të kuzhinës, ka një ndikim të madh në shikim. Duke pasur një frigorifer të vogël dhe sa më pak dollapë në shtëpitë tuaja, si dhe duke fshehur ushqimet jo të shëndetshme në pjesën e prapme të tyre, duket të jetë mënyra më e mirë për ti rezistuar tundimit. a.k/NOA

KOMENTE